Bëhet fjalë për Norvegjinë, ku pak kohë më parë banka qendrore norvegjeze, e ngarkuar me menaxhimin e fondit, njoftoi:
“Fondi sovran i Norvegjisë, më i madhi në botë, arriti sot për herë të parë 1,000 miliardë dollarë. Ky nivel përbën gati 189,000 dollarë për çdo banor të Norvegjisë, që aktualisht ka 5,3 milionë.
I krijuar në vitet 1990 për të shfrytëzuar të ardhurat e naftës për shtetin norvegjez, fondi kaloi këtë nivel simbolik falë vlerësimit të monedhave kryesore botërore në raport me dollarin dhe ecurisë së mirë të bursave.
I krijuar në vitet 1990 për të shfrytëzuar të ardhurat e naftës për shtetin norvegjez, fondi kaloi këtë nivel simbolik falë vlerësimit të monedhave kryesore botërore në raport me dollarin dhe ecurinë e mirë të bursave.
I përbërë kryesisht nga aksione (65,1% të totalit në fund të tremujorit të dytë) por gjithashtu edhe nga bono thesari dhe asete në pasuri të patundshme, fondi sovran norvegjez është një investitor me shumë peshë që është i pranishëm në rreth 9,000 sipërmarrje, si dhe ai vetëm kontrollon 1,3% të kapitalit botëror dhe 2,3% të atij evropian.
Drejtori i Fondit Yngve Slyngstad, në një komunikatë tha: “Mendoj se askush nuk priste që fondi të arrinte në vlerën e 1,000 miliardë dollarëve kur u bë derdhja e parë nga të ardhurat e naftës (një çek modest prej 300 milionë dollarësh, shënim i përkthyer) në vitin 1996.”
/Albest
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto