Punët e lakmuara në 10 vitet e ardhshme

Punët e lakmuara në 10 vitet e ardhshme, si po ndryshon tregu, sfidat dhe mundësitë

10 punet me te kekuara vitet e ardhshme

Forumi online i EMI – CC Coaching and Consulting

E ardhmja e tregut të punës nuk ka qenë kurrë më dinamike. Pandemia dhe zhvillimet teknologjike kanë sjellë ndryshime të mëdha, duke krijuar prurje të mëdha në disa fusha dhe duke krijuar hendeqe në tregje të tjera të punës. Disa nga punët e lakmuara në 10 vitet e ardhme priten të jenë po në këto fusha.

Për këtë arsye themeluesja e Emmi CC consulting, coach në fushën e burimeve njerëzore, Elida Motro zhvilloi një forum online me 3 të ftuar në panel dhe dhjetëra pjesëmarrës nga kompani të ndryshme shqiptare.

Sipas Motros, tendencat ekonomike, shëndetësore dhe gjeopolitike kanë krijuar rezultate divergjente për tregjet e punës globalisht në vitin 2023.  Efektet më të mëdha të krijimit dhe shkatërrimit të vendeve të punës vijnë nga tendencat mjedisore, teknologjike dhe ekonomike. Referuar studimeve të fundit,  Motro tha se, “adoptimi i teknologjisë do të mbetet një shtysë kryesore e ndryshimeve në tregun e punës. Rritja e  kërkesës për punë në shkallë të gjerë pritet në arsim, bujqësi dhe tregti digjitale ndërsa, humbjet më të mëdha të vendeve të punës priten në rolet administrative dhe në rolet tradicionale të sigurisë, fabrikës dhe tregtisë”. Nisur nga përvoja e saj shumë vjeçare në tregun e punës, ajo theksoi se, të menduarit analitik dhe të menduarit krijues mbeten aftësitë e pazëvëndësueshme në vitet e ardhshme”.

Gjatë këtij seminari u theksua se, punëdhënësit parashikojnë një lëkundje strukturore të tregut të punës për 23% të vendeve të punës në pesë vitet e ardhshme. Kombinimi i makrotendencave dhe adoptimit të teknologjisë do të nxisë fusha specifike të rritjes dhe rënies së vendeve të punës

Lexo edhe: 10 pyetje që bëhen zakonisht në intervista pune dhe si t’u përgjigjeni atyre! 

Disa prej ndikimeve të pritshme të teknologjisë në punë:

Punëdhënësit vlerësojnë se 44% e aftësive të punëtorëve nuk do të vlejnë në 5 vitet e ardhshme.

6 në 10 punëtorë do të kërkojnë trajnim para vitit 2027

Sot, vetëm gjysma e punëtorëve kanë akses në mundësitë e duhura të trajnimit.

Aftësitë që kompanitë raportojnë se po vlerësohen më shumë nuk reflektohen gjithmonë në strategjitë e përmirësimit të aftësive të korporatave.

Të anketuarit shprehin besim në zhvillimin e fuqisë së tyre ekzistuese të punës, megjithatë, ata janë më pak optimistë në lidhje me perspektivën për disponueshmërinë e talenteve në pesë vitet e ardhshme.

Kompanitë e anketuara raportojnë se investimi në mësim dhe trajnimi në punë dhe proceset e  automatizimit janë strategjitë më të zakonshme të fuqisë punëtore që do të miratohen për të arritur qëllimet e biznesit. Shumica e kompanive do t’u japin përparësi grave (79%),të rinjve nën 25 vjeç (68%) dhe ata me aftësi të kufizuara (51%) si pjesë e programeve të tyre.

45% e bizneseve shohin financim për aftësitë dhe trajnimin si një ndërhyrje efektive në dispozicion të qeverive që kërkojnë të lidhin talentin me punësimin.

Kocco Broka, ekonomist i njohur, vuri theksin tek lëvizja demorafike dhe rreziku i theksuar i skemës  së pensioneve. Në krye të prezantimit të tij, ishte thirrja “o sot, o kurrë” për të reaguar në tregun e punës, duke bërë thirrje për një formim bazë të shëndetshëm.

Sipas studimeve, aftësitë që kompanitë raportojnë se po vlerësohen më shumë nuk reflektohen gjithmonë në strategjitë e përmirësimit të aftësive të korporatave.

Albana Mucaj, sipërmarrëse dhe kryeredaktore e Businessmag, theksoi se tregu ynë i punës po preket njëkohësisht nga tendencat globale dhe lokale. “Krahas zhvillimeve të teknologjisë, kontribut në ndryshimet e tregut të punës po japin zhvillimet demografike. Emigracioni i lartë ka bërë që shumë vende punë të jenë bosh edhe në fushat ku të rinjtë shqiptarë janë edukuar.”

Anisa Hysi, drejtore e burimeve Njerëzore pranë Orion Construction, tha se, më shumë kompani po vlerësojnë aftësitë se sa përfundimin e një diplome universitare për të zgjedhur kandidatët. Edhe pse, aktualisht, vetëm 20% e kompanive konsiderojnë përfundimin e kurseve të shkurtra dhe certifikatat në internet si një nga tre aftësitë e tyre më të mira në kriteret e vlerësimit.

Fushat ku pozicionet e punës janë në zhvillim ose në mungesë:

  1. Ndërtim
  2. Industri metalike
  3. Shëndetësi
  4. Komunikimi dhe informacioni
  5. Punët në lëvizje (mobile operators)
  6. industria ushqimore, përpunimi I drurit, prodhimi i veshjeve
  7. Profesioni i mësimdhënies
  8. Punonjës në fushën elektrike dhe elektronike.
  9. Profesione në fushën e inxhinierisë dhe shkencës

EMI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0