Në një konferencë për mediat kreu i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura Zamir Dedej ka thënë se shtyrja e afatit do të bëhet për shkak të bllokimit të herëpashershëm të sistemit on line ku bëhen aplikimet për punësimin sezonal.
Lidhur me kontratat e punësimit Dedej sqaroj se do të bëhen në korrik ndërsa theksoi se ky vit do të shërbejë për ta projektuar më mirë këtë proces për vitin e ardhshëm, si edhe për të llogaritur buxhetin përkatës.
Numri i aplikimeve ka arritur aktualisht në 500, 80% e të cilëve aplikuan përmes sistemit online, në faqen zyrtare të Agjensisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.