Punëdore, Velinda ndërthur të vjetrën me modernen

Punëdore, Velinda ndërthur të vjetrën me modernen


Pasioni për të bukurën dhe dëshira për të ndërthurur traditën e vjetër të punimit me dorë me modernen, e ka çuar në një sipërmarrje të re.  Prej dy vitesh ajo ka biznesin e saj online të krijimeve me dorë. Quhet Velinda Karaj dhe është nga Cërriku.  Për të nisur këtë sipërmarrje nuk nevojiten studime të caktuara. Mjafton të kesh talent, durim dhe përkushtim.

Punimet me dorë kohët e fundit po zhvillohen shumë dhe është një mundësi shumë e mirë vetëpunësimi dhe sigurimi të ardhurash, qofshin të ardhura bazë apo shtesë.

Velinda na thotë në një intervistë se ana metodike e profesionit për të cilin ka studiuar, që në themel ka artin dhe krijimtarinë, ka qenë shtysa për t’u marrë me këto krijime.

Në fillimet e këtij rrugëtimi, ajo ka vetëm llogari në rrjetin social Instagram dhe Facebook të quajtur Punimemedoreelita, përmes të cilave reklamon dhe shet produktet e saj. Ajo mendon se fakti që shqiptarët po fokusohen tek krijimet me dorë, tregon se ata akoma vazhdojnë të pëlqejnë traditën, por të ndërthurur me modernen, ndërthurje kjo që i bën këto krijime unike në llojin e tyre.

Lexo: Endi dhe Babeta, vëlla e motër të apasionuar pas “handmade”

Por cilat janë krijimet e saj, sa variojnë çmimet? Cilat janë planet e së ardhmes?
Fillimisht filloi me krijimet me grep. Kur puna e saj shfaqi interes dhe numri i klientëve u rrit, ajo filoi të punonte çertifikata lindje, të cilat tani janë bërë  dhurata kryesore për një bebe që vjen në jetë.  Puna e saj u zgjerua me kalimin e kohës, duke punuar shumë produkte të personalizuara. Së fundi, ajo është angazhuar edhe në krijimin e çantave me dorë, produkte të cilat po tërheqin shumë vëmendjen e klientëve dhe janë unike. Për krijimin e një çante të vogël i duhen 12 orë punë.
handmadeNjë punë e madhe për çmimin që mund të ketë në tregun vendas. Por ajo u gëzohet rritjes së porosive.
“Është një punë e lodhshme, por kur ti shikon rezultatin, e harron lodhjen dhe fillon e mendon për krijimin e rradhës”,- thotë ajo.  Përmes detajeve ajo arrin të bëjë unik çdo prodhim.

Materialet i porosit jashtë dhe punimet i realizon vetë nga fillimi deri në fund.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0