Puna në Shqipëri, a jemi “viktima”? - Business Magazine Albania

Puna në Shqipëri, a jemi “viktima”?

Nga Elida Motro, trajnere dhe themeluese e “EMI Coaching and Consulting”

Nuk është hera e parë që dëgjojmë, e ndoshta dhe praktikojmë në përditshmëri, se këtu në Shqipëri apo edhe në Kosovë, nuk të lënë të ecësh, të rritesh apo të përparosh në karrierë dhe në punën ku ndodhesh, apo që nuk mund të ecim në këtë vend dhe të kemi punën që duam.

Elida, e cila e ka provuar dhe në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë, tregon atë që duhet të bëjmë si fillim është të largohemi prej “viktimizimit të gjeografisë”.

Pyetja që shtron Elida në podcastin e saj “Miqësisht Elida” është:

A ke një planimetri të karrierës tënde?

Kjo shpesh bëhet si pyetje nëse duhet të largohemi nga Shqipëria apo jo.

“Kam marrë shumë pyetje kohët e fundit, sidomos për fëmijët që duan t’i çojnë ne shkolla të larta. Prindërit thonë: më mirë t’i largojmë apo t’i mbajmë në Shqipëri. Përgjigjia që jap unë sot e para fare, lavdi ZOTIT, janë mundësitë edhe për ta menduar dhe për të marrë masa për të vepruar dhe për t’u larguar për ata që duan të largohen. Unë vetë jam nënë e dy fëmijëve, që njëri është brenda Shqipërie dhe tjetri jashtë Shqipërie, ku si njëri si tjetri e kanë marrë vetë vendimin se ku duan të arrijnë, ku janë dhe si duan ta bëjnë jetën. Por, e rëndësishme për mua është: a e kanë të qartë thirrjen e tyre personale, d.m.th çfarë duan të bëjnë në jetë si karrierë dhe ç’lloj qytetarësh duan të jenë, ku duan të shërbejnë, çfarë duan të marrin dhe pyetja që kam është:  A janë sa duhet të përgatitur të jetojnë duke zbatuar këtë thirrje?”- tregon Elida.

Sipas saj, “Në tregun tonë dhe kudo në botë, mentaliteti i viktimës në lidhje me tregun e punës është vrastar. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me ne si shqiptar, nëse njerëzit nuk duan të shikojnë ku duan të zbatojnë atë që kanë në planin e tyre, të karrierës së tyre, gjëja që do kërkojmë më kollaj është se ky vend nuk bën, kjo gjë që dua unë nuk bëhet këtu,”- vazhdon më tej Elida në podcastin e saj.

Prandaj, ajo thekson se, duhet të ndihmojmë këdo që ndodhet në këtë situatë, të dalë nga “viktimizimi” dhe të ecë me hapa konkretë.

Kjo bëhet duke “mos ia lënë fajin dikujt tjetër”. Në mentalitetin tonë është një prirje për të gjetur fajin për gjithçka çfarë ndodh, tek dikush tjetër. Një karakteristikë tjetër sipas Elidës që nuk na ndihmon të dalim nga gjendja ku jemi është “ankimimi i vazhdueshëm”. Të mos e bëjmë!

Karakteristika e tretë sipas Elidës është që “të mos ngjitemi pas së kaluarës”.

Lexo: Digitalb bashkohet me Tring? Kush do të ketë më shumë aksione

“Të flasësh me argumente sa të padrejteë kanë qenë me ty. Aq herë sa në çdo bisedë ti je viktimë dhe nganjëherë duket sikur këtij personi i duhet gjithmonë një e keqe në tregun e punës që ky person të jetë viktima. Duket sikur në çdo bisedë përthithet rreth vetes ideja se: ti je shkatërruesja/i në treg,”- shprehet Motro në “Miqësisht Elida”, në episodin e katërt.

Një tjetër karakteristikë që nuk ju lejon të ecni para është “fshehja pas gishtit”. Nuk duan të konkurrojnë kur ka vende të reja pune, sepse në mendjen e tyre, në mentalitetin e viktimës, këto mendimet vrastare kthehen në një bllokim të të vepruarit, të të qenit aktiv, sepse kapemi fort pas frikës.
E fundit mes 5 karakteristikave, për të cilat flet Elida në podcasitn e saj dhe sugjeron të përmirësohen, është se nuk duhet të jemi gjithmonë “në mbrojtje të vetvetes”.

Është një person që është vazhdimisht në mbrojtje dhe ajo që është më e dukshme që ky person vuan nga vete viktimizimi, mund të shikoni se ka mungesë mirënjohjeje.

 

Podcasti 4, linku: https://www.youtube.com/watch?v=CPk-fyWkQ8I&t=91s

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0