Puna ideale për çdo shenjë horoskopi - Business Magazine Albania

Puna ideale për çdo shenjë horoskopi


 

Dashi (21 mars – 19 prill)

Dashit i duhet një punë që e lejon të jetë përgjegjës. Ju keni nevojë të jeni ai/ajo që gjeneron ide, që merr vendime dhe që e zgjidhni vetë planin tuaj të punës. Punët fizike janë shumë të mira për ju sepse ju keni shumë energji.

 

 

 

Demi (20 prill – 20 maj)

Ju duhet një punë që iu lejon të shprehni kreativitetin tuaj por që gjithashtu ju jep ndjesinë e stabilitetit dhe sigurisë. Diçka me pak stres dhe një ambient i qetë pune është idealja për ju.

 

 

 

Binjakët (21 Maj – June 20)

Një punë ideale për ju është ajo që iu lejon të bashkëveproni me njerëzit. Ju gjithashtu jeni shumë të mirë në punët dinamike, ku detyrat tuaja ndryshojnë nga dita në ditë, duke e bërë të pamundur mërzitjen.

 

 

 

Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik)

Puna ideale për ju është ajo kur punoni ngushtë me bashkëpunëtorët që besoni. Një mjedis pune, ku ju ndiheni të mbështetur dhe të sigurtë, për të shfrytëzuar kështu aftësitë tuaja më të mira, kjo është thelbësore për gaforret.

 

 

Luani (23 Korrik – 22 Gusht)

Puna juaj ideale është ajo ku ju mund të jeni më të mirët. Ju punoni mirë në një punë të strukturuar por që gjithashtu iu lejon të shkëlqeni, të nxirrni në pah aftësitë tuaja dhe të merrni shumë lëvdata dhe mirënjohje nga shefat dhe bashkëpunëtorët tuaj.

 

 

Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)

Një punë ideale për ju është ajo në të cilën ju mund të jeni në shërbim të të tjerëve. Ju punoni mirë në një mjedis ku mund të kënaqni njerëzit e tjerë dhe të përdorni aftësitë tuaja organizative për të ndihmuar mbajtjen në rregull të çdo gjëje.

 

 

Peshorja (23 shtator – 22 tetor)

Puna juaj ideale është ajo ku mund të kombinoni aftësitë tuaja shoqërore me idetë tuaja për të bukurën.

Të punuarit me njerëzit është njëra mundësi, por edhe një punë që ju lejon ju të ndihmoni të tjerët që të jenë më të mirët ju plotëson edhe më shumë shpirtërisht.

 

 

Akrepi (23 Tetor – 21 nëntor)

Puna ideale për ju është ajo ku ju mund të jepni zemrën dhe shpirtin tuaj. Duhet të jetë diçka që ju e dashuroni vërtet sepse do t’i dedikonit asaj pune gjithë kohën dhe energjitë tuaja.

 

 

 

Shigjetari  (22 Nëntor – 21 Dhjetor)

Ju keni nevojë për një punë ku të shiheni si lider. Keni nevojë që opinionet dhe idetë tuaja të dëgjohen dhe të vlerësohen. Një punë që është aktive dhe dukshëm e vrullshme është gjithashtu shumë e mirë për ju.

 

 

 

Bricjapi  (22 Dhjetor – 19 Janar)

Ju keni nevojë për një punë që paguhet shumë mirë dhe ku ju të ndiheni të vlerësuar për aftësitë tuaja të veçanta në grup.

 

 

 

Ujori  (20 Janar – 18 Shkurt)

Një punë ideale për ju do të ishte ajo në të cilën ju mund të bëni një ndryshim në jetën e njerëzve. Ju keni nevojë të ndjeni që jeni duke ndihmuar njerëzit në njëfarë mënyrë, me atë që ju bëni. Një punë ku ju jeni vetë shefja/i është gjithashtu për tu marr në konsideratë.

 

 

Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)

Një punë ideale për ju është ajo ku ju mund të shprehni aftësitë tuaja krijuese. Ju keni gjithashtu nevojë për një punë me fleksibilitet që ju lejon liri dhe nuk ju ndalë apo ju mbyll brenda një kuadrati të caktuar.

 

 

/Exemplore

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0