Zhvillimi i hovshëm i sektorit të teknologjisë dhe inovacionit në botë dhe ndikimi i drejtpërdrejtë në Kosovë, ka bërë që komuniteti të prodhojë histori të shumta të suksesit edhe në nivel global, të cilat kanë nevojë të promovohen vazhdimisht.
Hapësira e madhe në media kushtuar politikës, sportit dhe showbiz-i,t e ka lënë pa vëmendje zhvillimin e një sektori, i cili promovon vendin, krijon vende të reja pune, edukon gjeneratat e reja dixhitale dhe ndikon në përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme të shoqërisë.
Emisionet ekzistuese të fushës së TIK transmetojnë kryesisht përmbledhje të eventeve globale, pamje nga lançimet e pajisjeve teknologjike, zbulimeve shkencore dhe lajme të ndryshme ndërkombëtare, të cilat lehtësisht mund të qasen edhe online. Ajo çfarë n’a duhet është promovimi i historive lokale, të cilat për momentin nuk e kanë vëmendjen e merituar të mediave.
Pullë, duke filluar nga 27 Marsi, transmtohet çdo të martë prej ores 18:30-19:15 në televizionin “T7”, ku shfaq histori, lajme, intervista, ngjarje, zgjidhje për problemet reale, profile të njerëzve të suksesshëm dhe arritjet e tyre. Pullë po ashtu synon që nëpërmjet programit të saj të ndikoi në hartimin dhe implementimin e politikave në nivel lokal dhe atë qëndror, me qëllim të përmirësimit dhe zhvillimit të sektorit të teknologjisë, ndërmarrësisë dhe inovacionit.
Disa nga temat që do të shtjellohen janë: Blockchain, Biznese Startup, AR/VR, Inteligjencë Artificiale, Robotikë, Programim, Gaming, Telekomunikim, Elektronikë, Hardware/Software, Aplikacione Mobile, Search Engine Optimisation (SEO), Online Marketing, Multimedia, Social Media, Outsource, Diaspora etj.
Për më shumë, pëlqeni Faqen e Pullë në Facebook.