Psikologjia e sipërmarrësve, çfarë i bën... - Business Magazine Albania

Psikologjia e sipërmarrësve, çfarë i bën start-up-et të suksesshme ose të dështuara?

Start-up-et jemi mësuar t’i shohim si përkufizim të inovacionit dhe guximit, por një tjetër element kyç që ndikon në suksesin ose dështimin e tyre është psikologjia e themeluesve.

Karakteristikat individuale, aftësitë për të përballuar presionin dhe mënyra si menaxhohen pikërisht këto sfida janë ato që përcaktojnë ecurinë e një start-up-i.

  • Guximi për të marrë rreziqe

Një nga gjërat që i karakterizon themeluesit e suksesshëm është mungesa e tolerancës ndaj rrezikut. Ata janë të gatshëm të eksperimentojnë dhe të investojnë në ide të reja, edhe nëse mundësia për dështim është e lartë.

  • Këmbëngulja dhe rezistenca ndaj presionit

Sipas një studimi nga Universiteti i Harvardit, themeluesit me këmbëngulje dhe aftësi për të përballuar stresin kanë më shumë gjasa të përballojnë sfidat e para të biznesit, si mungesa e financimeve apo dështimet teknologjike.

Lexo gjithashtu: Sa rëndësi ka marketingu i mirë për një start-up?

  • Vizion i qartë dhe fleksibilitet

Një tjetër karakteristikë është vizioni i qartë për të ardhmen, por në të njëjtën kohë fleksibiliteti për të përshtatur strategjitë e tyre sipas situatave. Ky kombinim i qëndrueshmërisë me fleksibilitetin u lejon të reagojnë ndaj ndryshimeve të tregut.

  • Aftësitë sociale dhe të lidershipit

Kudo, ekipi i fortë është një gur i rëndësishëm që vendoset që në themele. Ndërtimi i një ekipi të fortë është jetik për suksesin e një start-up-i. Themuesit që kanë aftësi për të frymëzuar të tjerët dhe për të ndërtuar marrëdhënie të shëndetshme profesionale arrijnë të krijojnë një kulturë të qëndrueshme biznesi.

Lexo gjithashtu: 5 faktorë kyç për të qenë një sipërmarrës i suksesshëm!

  • Optimizëm realist

Një tjetër element është balanca mes optimizmit dhe realitetit. Sipërmarrësit që janë optimistë, por të ndërgjegjshëm për rreziqet, i planifikojnë më mirë burimet dhe strategjitë.

Pse disa start-up-e dështojnë?

  • Frika nga dështimi

Frika nga dështimi është një arsye pse shumë sipërmarrës ndalojnë eksperimentimin duke i kufizuar me inovacionin dhe aftësinë për kalimin e pengesave.

  • Mbivlerësimi i aftësive personale

Themuesit që mbivlerësojnë kapacitetet e tyre mund të injorojnë nevojën për të mësuar ose për të kërkuar ndihmë nga ekspertët, çka shpesh çon në vendime të gabuara.

Lexo gjithashtu: Cilat janë 5 gjërat që duhet të kesh parasysh para se të nisësh një start-up?

  • Stresi dhe mungesa e balancës

Sipërmarrësit që nuk arrijnë të menaxhojnë stresin shpesh pësojnë lodhje profesionale, gjë që ndikon negativisht në vendimmarrje dhe performancën e biznesit.

  • Mungesa e fleksibilitetit

Dështimi për t’u përshtatur ndaj ndryshimeve të tregut është një ndër arsyet kryesore që shumë start-up-e përfundojnë pa sukses.

  • Një shembull global

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon, është një shembull i qartë i një sipërmarrësi me vizion dhe këmbëngulje. Përballja me dështimet fillestare në Amazon, përfshirë humbjet financiare për vite me radhë, nuk e ndaloi atë të vazhdonte të eksperimentonte me modele të reja biznesi. Aftësia e tij për të pranuar gabimet dhe për të mësuar prej tyre ishte thelbësore për suksesin e kompanisë.

Në Shqipëri, një pjesë e madhe e sipërmarrësve përballen me sfida psikologjike për shkak të mungesës së mbështetjes financiare dhe tregut të kufizuar. Megjithatë, ata që kanë një vizion afatgjatë dhe këmbëngulje të lartë arrijnë të krijojnë biznese të qëndrueshme. Fryma e bashkëpunimit dhe qasja ndaj mentorëve është gjithashtu një faktor që ndikon pozitivisht.

Megjithatë, psikologjia e sipërmarrësve mbetet një element kyç që përcakton nëse një start-up do të jetë një histori suksesi apo një mësim për t’u mësuar nga dështimi.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0