Në një treg global që po kalon nga motori tradicional drejt zgjidhjeve të qëndrueshme, Volvo Cars, e përfaqësuar eksluzivisht në Shqipëri nga distributori zyrtar Mektrin, është pozicionuar si një nga prodhuesit më të angazhuar në drejtim të përgjegjësisë mjedisore. Për kompaninë suedeze, teknologjia nuk është qëllim më vete, por mjet për të arritur një ndikim sa më të ulët në klimë dhe një përvojë të sigurt dhe efikase për përdoruesin.
Në vitin 2024, Volvo Cars Albania raportoi një rritje prej 54% në shitjet e automjeteve elektrike në krahasim me një vit më parë, duke arritur 175,194 njësi të shitura. Modelet elektrike përbënin 23% të totalit të shitjeve globale të kompanisë, ndërsa automjetet elektrike dhe ato hibride bashkërisht përbënin 46% të të gjitha shitjeve të Volvo-s sipas raportit vjetor të kompanisë.
Këto rezultate nuk janë vetëm tregues të kërkesës së tregut, por pjesë e një strategjie të qëndrueshme. Volvo Cars ka vendosur që deri në vitin 2030 të ofrojë vetëm automjete elektrike dhe të reduktojë emetimet e CO₂ për çdo njësi të prodhuar me 65-75% në krahasim me vitin 2018. Objektivi final është që kompania të arrijë neutralitetin klimatik deri në vitin 2040, duke adresuar jo vetëm përdorimin e automjetit, por edhe ndikimin mjedisor të zinxhirit të furnizimit dhe prodhimit. (burimi)
lexo edhe:E ARDHMJA VJEN NË MEKTRIN MOTORS PËRMES VOLVO EX90 DHE XC90
Një shembull konkret i këtij tranzicioni është modeli i ri Volvo EX30, një SUV kompakt plotësisht elektrik. Ai është ndërtuar me përdorim të zgjeruar të materialeve të ricikluara: 25% alumin, 17% çelik dhe plastikë të ricikluar në pjesët e jashtme, dhe rreth 30% materiale të ricikluara në pjesët e brendshme. EX30 është jo vetëm efikas në energji, por edhe më i lirë për ta prodhuar dhe përdorur, duke e bërë më të përballueshëm dhe të aksesueshëm. detaje më shumë.
Volvo Cars nuk e pozicionon më makinën si një qëllim të izoluar teknologjik, por e sheh si një pjesë të një sistemi të qëndrueshëm, ku çdo komponent, nga materiali te energjia, nga teknologjia te transporti, është pjesë e një filozofie që synon të respektojë planetin dhe të garantojë sigurinë e jetës.
Këto politika nuk janë vetëm përgjigje ndaj rregulloreve mjedisore në rritje apo presionit nga konsumatorët e vetëdijshëm, por një zgjedhje strategjike për të qëndruar konkurrues dhe relevant në një industri që po transformohet me ritme të shpejta. Duke investuar në teknologji të pastra, transparencë dhe inovacion, Volvo Cars Albania po pozicionohet jo vetëm si një prodhues makinash, por si një markë me rol aktiv në zgjidhjen e krizës klimatike. Kjo nënkupton jo vetëm automjete më të sigurta dhe të qëndrueshme për konsumatorin, por edhe një model biznesi më rezistent ndaj sfidave të së ardhmes, nga rritja e çmimeve të energjisë deri te kufizimet e tregjeve me standarde të reja mjedisore.
Për Volvo Cars dhe përfaqësuesin e saj zyrtar në Shqipëri, Mektrin, kjo filozofi përfaqëson një transformim të plotë të mënyrës se si ndërtohen, përdoren dhe kuptohen makinat, jo si produkte të konsumit, por si pjesë e një vizioni më të madh për një të ardhme të përgjegjshme.
Për më shumë mbi modelet elektrike të disponueshme në Shqipëri dhe qasjen e Volvo Cars Albania ndaj qëndrueshmërisë, vizitoni: www.volvocars.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.