Pse vetë-sakrifikohemi? - Business Magazine Albania

Pse vetë-sakrifikohemi?

Herë si akt terrorizmi e herë si akt heroik, individët gjatë gjithë historisë kanë dhënë jetët e tyre në emër të grupit të cilit kanë qenë pjesë.

Ka sakrifica që shihen pozitivisht nga shoqëria, si psh kur dikush vendos të sakrifikojë dhe të kursejë të ardhurat për të bërë pushime. Kjo ndodh sepse kuptohet që individi po e bën këtë për të mirën e tij/saj. Por jo çdo sakrificë është vetësakrifikim. Që të konsiderohet si vetë-sakrifikim individi duhet të ketë vendosur si prioritet mirëqënien e dikujt tjetër ose një ideal të caktuar.

Po a nuk është vetë-sakrifikimi kundër çdo instinkti mbijetese që çdo qenie zotëron?!

Kur vetë-sakrifikojmë?

Vetë-sakrifikojmë në rast se e vlerësojmë diçka ose dikë më shumë sesa veten, dhe në rast se vjen momenti që na duhet të zgjedhim mes mbrojtjes së këtij personi apo ideali. Atëherë vetë-sakrifikimi është opsion në mos i pashmangshëm, definitisht në krye të listës. Por ka edhe raste që vetë-sakrifikimi vjen se identiteti i individit përzihet apo bëhet një me identitetin e grupit që i përket. Këtë mund ta shohim që nga tributë e Papua Guinesë së Re, tek myslimanët fundamentalistë, deri tek huliganët e futbollit brazilian.

Prindër që japin jetën për fëmijët e tyre, djem të rinj që japin jetën për vendin, individë që japin jetën për një kauzë të caktuar në të cilën ata besojnë, individë që bëhen donatorë organesh, individë që sakrifikohen për hir të një ideologjie apo besimi, individë që sakrifikohen për dashurinë, për familjen… të gjithë kanë historitë e tyre të veçanta dhe perspektivat e perceptimet personale që e dallon një vetë-sakrificë nga tjetra.

Herë përzier me vetë-mohim, herë përzier me vetë-vlerësim të ulët, herë me doza egoizimi, e herë pleksur me dëshirë për t’i dhënë kuptim jetës…çdo rast vetë-sakrifikimi është padiskutim unik në llojin e tij. Çdo vetë-sakrifikim bazohet tek vlerat e atij individi që e kryen ndaj nuk mund të mendojmë se çfarë është me rëndësi për ne, do të jetë me rëndësi për të gjithë…

Apo se edhe të tjerë do të vetë-sakrifikoheshin për të njëjtat ideale që ne jemi të aftë të vetë-sakrifikojmë…

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0