Mos u mundo të jesh më i miri në punë! Sekreti që shefat nuk... - Business Magazine Albania

Pse të qenit më i miri në punë nuk mjafton? Sekreti që shefat s’e tregojnë!

Nëse po kërkon të avancosh në karrierë, Robert Walters ka një këshillë që mund të tingëllojë ndryshe nga çfarë ke dëgjuar më parë, më mirë të synosh të jesh ndër më të mirët në vendin tënd të punës sesa të përpiqesh të jesh më i miri.

Lexo gjithashtu: “Sa muaj jetë ka startup-i juaj?” Pyetja që i bllokon shumicën e themeluesve

Walters, zëvendës-president i lartë në kompaninë AT&T, thotë se një mënyrë e tillë e të menduarit ndihmon liderët në vendin e punës të krijojnë objektiva më të arritshëm për punonjësit e tyre, pa nxitur konkurrencë të dëmshme mes kolegëve.

“Të vendosësh njerëzit në pozita ku mund të kenë sukses dhe t’u japësh atyre objektiva të vogla në rrugën e tyre siguron që ata të ndiejnë vetërealizim,” – thotë Walters.

Ai pranon se në fillimet e karrierës së tij ka ndjekur qasjen e “më të mirit”, por kur nisi të udhëhiqte ekipe, kuptoi se kjo mënyrë e të menduarit nuk funksiononte. Momenti i kthesës për të ndodhi në vitin 2011, kur ishte drejtor i planifikimit të rrjeteve dhe menaxhimit të projekteve. Kjo qasje ndikoi negativisht në marrëdhëniet me ekipin.

“Për të qenë i sinMos u mundo të jesh Nr. 1 në punë! Sekreti që shefat nuk duan ta dish…qertë, kisha më pak durim dhe nuk i kushtoja kohë ndërtimit të marrëdhënieve me ata që nuk i konsideroja si performues të lartë,” – tregon ai.
“Pastaj kuptova që nuk po rrisja nivelin mesatar të performancës së ekipit.”

Pas ndryshimit të qasjes, ai thotë se ekipi arriti rezultate shumë më të mira se sa pritej.

“Shumica e gjërave realizohen nëpërmjet punës së përbashkët,” – thotë Walters.
“Në vend që të mendoja se mund të ‘zgjidhja urinë botërore’, kuptova se si grup, mund të lëviznim të gjithë në të njëjtin drejtim.”

Edhe ekspertë të njohur si Simon Sinek ndajnë të njëjtën ide. Sinek këshillon që punonjësit të mos e fokusojnë energjinë vetëm në fitimin e çmimeve apo arritje individuale.

“Nuk ka gjë të tillë si ‘fitorja përfundimtare’,” – u shpreh ai në Forumin Botëror të Biznesit më 2023.
“Është mirë të kesh objektiva. Ndonjëherë do t’i arrish, ndonjëherë jo. Por më e rëndësishmja është, cili është vrulli yt i përditshëm?”

Sinek propozon një “mentalitet të pafund”, që do të thotë të përqendrohesh te përmirësimi i vazhdueshëm dhe afatgjatë. Çmimet dhe njohjet do të vijnë si rezultat anësor, jo si qëllim në vetvete.

Edhe Walters tani ndjek një qasje të ngjashme. Ai thotë se përqendrohet në “grumbullimin e ditëve”, pra, çdo ditë të punojë për përmirësim, sado i vogël të jetë ai.

“Qoftë progres i vogël apo i madh në një ditë të vetme, pas 10 vitesh do të kthesh kokën pas dhe do të çuditesh me sa shumë ke ecur përpara,” – thotë ai.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0