Pse të gjithë po kthehen në sipërmarrës? - Business Magazine Albania

Pse të gjithë po kthehen në sipërmarrës?

Ndonëse titujt ekonomikë shpesh tingëllojnë pesimistë, realiteti tregon një histori krejt tjetër, Shtetet e Bashkuara po përjetojnë një bum të vërtetë sipërmarrësish. Vetëm në vitin 2022, më shumë se 5 milionë biznese të reja u regjistruan, një rritje mbi 40% krahasuar me nivelet para pandemisë.

Lexo gjithashtu: Pesë trendet që po përcaktojnë industrinë e argëtimit në vitin 2025

Kjo valë e re e krijimit të bizneseve po udhëhiqet fuqishëm nga gratë dhe komuniteti afrikano-amerikan. Bizneset e themeluara nga gratë janë rritur me rreth 10%, ndërsa ato në pronësi të afrikano-amerikanëve janë shtuar me 30% që nga fillimi i pandemisë. Të dhënat e Byrosë së Regjistrimit të Popullsisë parashikojnë se këto ritme të larta do të vazhdojnë edhe gjatë këtij viti.

Po çfarë e ka nxitur këtë shpërthim të papritur të sipërmarrjes?

Ekspertët përmendin disa faktorë kyç që kanë luajtur rol vendimtar:

Revolucioni i tregtisë elektronike

Gjatë pandemisë, shumë konsumatorë u drejtuan drejt blerjeve online dhe ky zakon duket se është bërë pjesë e përditshmërisë. Kërkesa e lartë për shitje në internet ka krijuar një terren të favorshëm për sipërmarrësit e rinj, veçanërisht në sektorin e shitjes me pakicë.

Lexo gjithashtu: Google sjell një epokë të re të kërkimit me “AI Mode”

Efekti i dorëheqjes së madhe

Në periudhën e pasigurive të mëdha dhe pushimeve masive nga puna, shumë njerëz panë një mundësi për të realizuar ëndrrat e tyre të hershme. Një studim i vitit 2021 nga Fondacioni Kauffman zbuloi se gati 30% e sipërmarrësve të rinj ishin të papunë kur nisën bizneset e tyre.

Ndihma financiare nga shteti

Programet stimuluese dhe ndihmat ekonomike që qeveria federale ofroi gjatë pandemisë i dhanë shumë njerëzve hapësirën financiare për të ndërmarrë hapin e madh, themelimin e një biznesi të vetin.

E ardhmja?

Megjithëse “Dorëheqja e madhe” tashmë i përket së shkuarës, shpirti i iniciativës dhe ambicies mbetet. A do të vazhdojnë këto ritme historike të krijimit të bizneseve? Këtë do ta tregojë koha. Por një gjë është e sigurt, sipërmarrja është kthyer në një forcë lëvizëse që nuk mund të injorohet më.

Në një epokë sfidash globale, është inkurajuese të shohësh se krijimtaria dhe guximi janë ende vlera që frymëzojnë miliona njerëz në mbarë botën. Sipërmarrja, duket se, është bërë më shumë se një karrierë është një mënyrë jetese.

business.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0