Google sjell një epokë të re të kërkimit me “AI Mode” - Business Magazine Albania

Google sjell një epokë të re të kërkimit me “AI Mode”

Google sjell një epokë të re të kërkimit me “AI Mode”

Google prezantoi për përdoruesit në SHBA funksionin e ri “AI Mode”, një risi që – sipas CEO-së së Alphabet, Sundar Pichai – përfaqëson “një rishpikje të plotë të mënyrës si funksionon Kërkimi në Google, me aftësi shumë më të avancuara për të arsyetuar”.

Çfarë është “AI Mode”?

Risia u prezantua në konferencën vjetore Google I/O, ku u bë e ditur se “AI Mode” përdor versionin më të fundit të inteligjencës artificiale të Google, të quajtur Gemini, për t’i mundësuar përdoruesve të bëjnë pyetje shumë më të ndërlikuara dhe të marrin përgjigje më të thelluara, më të personalizuara dhe më të dobishme. “Ju mund të pyesni gjithçka,” tha Liz Reid, drejtuese e Kërkimit në Google, “dhe një agjent i zgjuar dhe i personalizuar do të merret me pyetjet më komplekse dhe do t’ju ndihmojë të zgjidhni probleme konkrete. Ky është e ardhmja e Google – një kërkim që nuk ofron vetëm informacion, por inteligjencë.” Më vonë gjatë vitit, “AI Mode” do të fillojë të ofrojë edhe sugjerime të personalizuara bazuar në kërkimet e mëparshme të përdoruesve. Po ashtu, përdoruesit do të kenë mundësi të lidhin këtë mënyrë kërkimi me aplikacione të tjera të Google, si Gmail.

Lexo edhe:Google prezanton Veo 3 – Modeli i ri i AI që gjeneron video me zë

Pse ka rëndësi kjo risi?

Funksioni ekzistues “AI Overviews” ka rezultuar shumë i suksesshëm: çdo muaj përdoret nga mbi 1.5 miliardë njerëz në më shumë se 200 shtete, theksoi Pichai. Ndërsa njerëzit përdorin gjithnjë e më shumë këtë formë të avancuar kërkimi, klikimet mbi rezultatet tradicionale të sponsorizuara – që kanë qenë burim kryesor të ardhurash për Google – kanë rënë ndjeshëm. Kjo krijon shqetësim të veçantë për botuesit e vegjël dhe krijuesit e përmbajtjes, të cilët varen nga trafiku i drejtpërdrejtë nga Google. Në këtë kontekst, “AI Mode” mund ta shtojë edhe më tej këtë ndikim negativ. Sipas “Financial Times”, drejtuesit e Google nuk dhanë shumë detaje mbi mënyrën se si do të përfshihen reklamat në këtë përvojë të re kërkimi me inteligjencë artificiale. Pavarësisht kësaj, është e qartë se “AI Mode” sinjalizon një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si njerëzit përdorin Google – dhe rrjedhimisht në vetë kuptimin që kemi për shprehjen “me e kërkuar në Google”.

warc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0