Pse Singapori është vendi i vetëm në botë që shet mish të...

Pse Singapori është vendi i vetëm në botë që shet mish të rritur në laborator

Singapori, dhe 2 restorante Huber’s Butchery dhe Bistro, janë të vetëmit në botë që ofrojnë mishin e kultivuar në menu-në e tyre. Mishi, i krijuar nga kompania e vendosur në Kaliforni, Eat Just, duket, ka erë dhe shijon si mish pule. Reagimet nga klientët janë të shkëlqyera. Eat Just pretendon që mishi i tyre i rritur në laborator është etik, i pastër dhe i miqësor ndaj mjedisit, pa kompromise në shije. Ndërsa miliarda dollarë investohen në industrinë e kultivimit të mishit, qëndrueshmëria e tij afatgjatë është ende e paqartë.

Që nga zbulimi i parë i burgerit të rritur në laborator në Londër në vitin 2013 (i cili kushtoi 330,000 dollarë për të krijuar), shumë kompani në të gjithë botën kanë hyrë në garën për të zhvilluar mish të kultivuar me çmime të arsyeshme. Megjithatë,  Eat Just është kompania e vetme që ka fituar miratim legjislativ për shitje publike në Singapori , vendi i vetëm që lejon shitjen e mishit të rritur në laborator. Megjithatë, mishi i kultivuar ende nuk është në dispozicion në shumicë.

Lexo: Investimet për Ballkanin Perëndimor, Shqipëria përfiton financimin e disa projekteve

Mishi i rritur në laborator, ndryshe nga produktet vegjetariane, është vërtet mish. Procesi përfshin nxjerrjen e qelizave nga një kafshë dhe ushqimin e tyre me proteina, sheqerna dhe yndyrna. Qelizat lejohen të ndahen dhe rriten, para se të vendosen në një bioreaktor të madh çeliku, i cili vepron si një tank fermentimi. Pas katër deri në gjashtë javësh, materialet “mblidhen” nga bioreaktori. Shtohet disa proteinë bimore, pastaj ato formohen, gatohen dhe shtypen në printera 3D për të fituar teksturën dhe formën e duhur.

 

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0