Pse Reddit po ndryshon mënyrën si bëni kërkime në Google? - Business Magazine Albania

Pse Reddit po ndryshon mënyrën si bëni kërkime në Google?

Pse Reddit po ndryshon mënyrën si bëni kërkime në Google?

Reddit ka qenë një destinacion popullor për artikuj interesantë, meme qesharake dhe debate të thelluara me njerëz që kanë të njëjtat mendime si ju. Është kaq i njohur sa shumë prej nesh shtojnë “Reddit” në fund të kërkimeve në Google, duke besuar se do të gjejnë një përgjigje më të mirë aty.

Ky trik nuk funksionon në motorë kërkimi të tjerë si Bing, pasi Reddit ka kufizuar rezultatet kryesisht në Google. Megjithatë, Google është motor kërkimi më i njohur dhe shumë përdorues kanë sukses me këtë metodë. Reddit është në dijeni të këtij trendi dhe tani nuk dëshiron që ta bëni më këtë.

Kompania ka lançuar një mjet të ri kërkimi të quajtur Reddit Answers, që përdor AI për të ofruar përgjigje të detajuara për pyetjet e përdoruesve. Ky funksion është më shumë se një kërkim i zakonshëm. Kur kërkoni diçka, Reddit Answers krijon një përmbledhje të plotë me tituj dhe pika, të gjitha të bazuara në përmbajtjen e Reddit. Çdo pikë përmban një link që çon tek postimi origjinal. Klikoni në link dhe postimi hapet në një panel anësor, që ju lejon të kontrolloni informacionin pa lënë përmbledhjen.

Lexo edhe:Mektrin Motors BodyShop prezanton shërbimin e ri: Car Wrapping dhe PPF

Ky funksion ishte njoftuar nga Reddit që në gusht dhe tani po bëhet realitet. Ai është i ngjashëm me përmbledhësit e AI, siç është AI Overviews i Google, që merr informacion nga interneti për të dhënë një përgjigje të përmbledhur.

Lifehacker

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0