Pse projektet hidroenergjetike shpesh mbesin në letër? - Business Magazine Albania

Pse projektet hidroenergjetike shpesh mbesin në letër?


Projekte hidroenergjetikë janë te rregulluara deri ne detaje, nga investimi tek tregtimi i energjisë. Për ketë, përcaktuese janë analizat sensitive te vlerësimit gjate fazës paraprake te projektit. Vlerësime qe me tej bëjnë te mundur dhe gjetjen e financimit me interesa te favorshme. Siç ne te kundër mangësite e te cilave behët shkak për dështime qe verifikohen me shpeshtësi duke u kthyer ne një bumerang për gjithë sektorin energjetikë.

Energjia nga burimet hidrike është forma qe deri këtu ka gjetur zhvillim ne praktike, vlerësuar nga te gjitha palët si e vetmja me interes ekonomike ne kushtet e Shqipërisë. Pavarësisht perspektivave te reja qe po hapen me ardhjen e gazit natyrore apo uljen e çmimit dhe përmirësimin e teknologjive alternative si fotovoltaike dhe eolike, megjithatë edhe për disa kohe shfrytëzimi i burimeve ujore do te mbetet nder format e prodhimit me kosto me te ulet. Aspekt tejet i rëndësishëm duke qene se çdo kosto reflektohet ne mbështetjen e akorduar këtyre investimeve, dhe i ngarkohet ne përgjithësi sistemit, apo përballohet nga buxheti, por ne finale rishpërndahet tek konsumatori fundore.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore ne raportin e fundit zyrtare (2017), duke filluar prej vitit 2002 deri më sot janë firmosur 183 kontrata koncesionare për ndërtimin e 524  hidrocentraleve me kapacitet 2165 MW dhe prodhim vjetor 9342,31 GWh, prej të cilëve, 177 janë aktive, 43 janë në ndërtim dhe 364 priten të ndërtohen. Numër qe referuar HEC-eve ne total duke përfshire edhe ato nen 2 MW, duhet te jete me i madhe pasi përveç veprave energjetike këtu te kualifikuar si te dhëna ne koncesion, ato qe kane pare një shtrirje te gjere vitet e fundit janë te dhëna me procedurën e autorizimit.

Megjithatë, për sa me sipër me interes është te theksuar te faktit qe një pjese e madhe nuk kane nisur, siç mbetet për tu vlerësuar qe shume janë anuluar apo nuk do behën kurrë për efekt te kalimit te afateve. Ne çdo rast, nisur nga rëndësia në shumë nivele për ekonominë, me shume vlere është po aq te kuptuarit pse investimet ne hidrocentrale kane mbetur ne letër, ne mënyre te ngjashme me shume projekte eolike, biomase, apo tjetër. E gjitha ne funksion te faktit qe diçka e tille te mos ndodhe ne te ardhmen dhe për ato fotovoltaike qe duket se kane një përparësi kohet e fundit por akoma s’kanë filluar implementim e tyre ne mënyrën e shume pritur apo ne mase te gjere.

Sa pari, veprat energjetike dhe veçanërisht ato hidrike, paraqesin sfida komplekse për shkak të ndërvarësisë nga shumë faktorë që e bëjnë te domosdoshme fazën e studimit të thelluar përpara çdo vënie ne praktik të tyre. Megjithatë, në vend si në pjesën tjetër të rajonit (përveç se ndoshta ne Kosovë), nuk ka një autoritet që ofron nëpërmjet një sistemi qendror të dhënat historike, apo dhe të tashme e se ardhmes, për te mbështetur vendimmarrje e një investimi ne kohe te gjate siç janë ato ne sektorin e energjisë hidrike.

Për sa me sipër, sigurimi i këtyre të dhënave dhe informacioneve mbi çështjet më të rëndësishme lidhur me potencialin e një projekti hidroelektrik, për sa i takon pellgut lumore, hidrografik dhe normalisht burimit ujorë ne tërësinë e tij, është hapi i parë që duhet te ndërmerret. Vetëm duke ndjekur plotësisht zbatimin e qasjes “poshtë-lart” të aplikuar mbi tërë pellgun lumore, dhe jo vetëm referencat e përgjithshme “kombëtare”, në planifikimin e hidrocentralit mund të sigurohet vlefshmëria teknike e secilit projekt.

Kështu, çdo projekt greenfield apo edhe rehabilitues qofte, duhet të trajtojë ndër aspektet e para çështjet themelore që lidhen me rentabilitetin e prodhimit të energjisë. Për këtë arsye, planet e zhvillimit të projekteve hidrike duhet të zhvillohen për një horizont kohor prej së paku për 15 vitet e ardhshme (pra duke ju referuar periudhës 2030-2035) dhe me tej lidhur me perspektivat afatgjata deri në vitin 2050.

Zhvillimi i projektit do të duhet të promovohet në bazë të kritereve të qarta të qëndrueshmërisë mjedisore për të shmangur pezullimet apo edhe bllokimin e ndërtimit. Siç thelbësore është krahasimi konkurrues me burimet e tjera të rinovueshme (si PV, era, biomasa) dhe përparësitë kundrejt tregut rajonal të referencës. Përveç kësaj, vëmendja do të duhet t’i kushtohet avantazheve teknike të zonës lokal dhe vlerësimeve mbi potencialin për depërtim ne kuadër te zhvillimit të tregut të energjisë elektrike me pakicë, edhe nen kushtet e miks-it të ardhshme të furnizimit dhe rritjes se kërkesës potenciale të energjisë elektrike për skenarët 2050-60.

Për me tej, kërkohet analiza e hollësishme e elementeve të tjera të vendit ku mendohet te zhvillohet projekti apo gjendjes teknike të objektit te reabilitimit, për të përgatitur specifikime të cilësisë së lartë dhe për të siguruar oferta konkurruese për zbatimin e aktiviteteve të punës me nënkontraktorët apo sipërmarrjen direkte. Vetëm, duke ndjekur me sa këtu, mundësohet zbatimi i një analize të thellë e realiste të nevojave të financimit, duke marrë parasysh fondet e nevojshme dhe karakteristikat e financimit në anën e ofertës.

Në mbyllje, sa më sipër është vetëm një sintezë e veprimeve paraprake për të vënë në lëvizje mekanizmat e nevojshëm të financimit të projekteve, qe shpesh shikohet te nënvlerësohen ne praktike. Në finale, sa këtu përben një handikap te madhe qe reflektohet ne kohe pasi edhe për projektet qe arrijnë te shkojnë përpara problemet shfaqen vetëm pas ndërtimit dhe vënies ne pune te impiantit.

Ne te kundër, nëse sa me sipër do te ndiqej do te bënte te mundur kreditimin me interesa te ulet nga institucionet financiare, apo tërheqjen e investitorëve të besueshëm privatë që janë veçanërisht te ndjeshme ndaj rreziqeve. Siç edhe sa këtu do çonte te punuarit në kontakt të ngushtë me IFI-të, duke u fokusuar në zhvillimin e zgjidhjeve të përshtatura që mbulojnë nevojat e financimit apo krijimin e produkteve të sigurimeve të specializuara që janë bazë e çdo skeme financimi për zbatimin e projekteve komplekse siç janë zhvillimi e projekteve hidroelektrike dhe ne përgjithësi ato energjetike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0