Impianti fotovoltaik 96 MW në Dibër do vendoset në tre fshatra - Business Magazine Albania

Impianti fotovoltaik 96 MW në Dibër do vendoset në tre fshatra

Një impiant fotovoltaik me kapacitet të instaluar 96 MW parashikohet të vendoset në tokat e tre fshatrave në zonën e Dibrës. Kompania “Greencells Renewables Albania” Shpk njoftoi pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit se ku parashikohet të vendoset saktësisht instalimi sipas kërkesave që përcakton ligji. “Centrali Fotovoltaik i propozuar do të zbatohet pranë fshatrave Sehodoll, Limjan dhe Kastriot, njësia administative Kastriot dhe njësia administrative Fushë-Cidhen, Bashkia Dibër me një fuqi te instaluar 96 MWp.Projekti i propozuar përdor 137,150 module diellore Recom me kapacitet 700 Wp, si dhe 268 invertera te vargut me fuqi nominale 300 kW, te tipit Huawei SUN2000-330KTL-H1. Ky sistem arrin në një kapacitet të instaluar total prej 96 MWp.

Modulet FV montohen në struktura metalike të mbështetura në tokë me kënd inklinimi 20° dhe hapësirë mes rreshtave 3 m, me një sipërfaqe totale të moduleve prej 426,036 m2 “ thuhet në dokument. Në përllogaritjet e saj kompania vlerëson se prodhimi mesatar afatgjatë i energjisë është 147,448 MWh/vit dhe raporti mesatar vjetor i performancës është 87.97%, duke përjashtuar efektet e degradimit të modulit FV diellor.

Lexo edhe: Pas armëpushimit Iran-Izrael, çfarë ndodh me çmimet e naftës në Shqipëri?

Ky është një ndër disa impiante me kapacitet të konsiderueshëm që po ndërtohen në vend ku vetëm dy javë më parë një tjetër kompani dorëzoi koordinatat e sakta ku do të vendosej impianti i saj me kapacitet 102 MW në disa fshatra me Kolonjës dhe Përmetit.

Interesi për energjinë e prodhuar nga fotovolatikët filloi së pari më miratimin e kuadrit ligjor fillestar në vitin 2017 por arriti kulmin në vitin 2022 kur kriza globale e energjisë bëri që çmimet në bursë të rriteshin në mënyrë të jashtëzakonshme.

Nga ai moment ambicia për diversifikim e vendit mori një tjetër ritëm duke bërë që tashmë në vend të jenë disa projekte të mëdha të përfunduara sa i takon energjisë diellore. Më i madhi Karavastaja një projekt i zbaruar nga Voltalia si fituese e ankandit të qeverisë dhe që ka një kapacitet total prej 140 MW.

Paralelisht kompania po punon për një tjetër impiant në Spitallë të fituar në të njëjtën formë teksa ka një numër të konsiderueshëm projektesh që po zbatohen nga prodhues të pavarur. Në total në 4 muajt e parë të këtij viti u prodhuar nga fotovolatikët 128.7 mijë MW energji teksa duke përbërë 4.3 për qind të prodhimit neto vendas që regjistroi nivelin 2.93 milionë MWh.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0