Pse njerëzit jashtëzakonisht të suksesshëm përqafojnë rregullin e 40 përqindëshit - Business Magazine Albania

Pse njerëzit jashtëzakonisht të suksesshëm përqafojnë rregullin e 40 përqindëshit

Përgjatë viteve, kam intervistuar dhjetëra njerëz jashtëzakonisht të suksesshëm nga fusha të ndryshme. Një nga pyetjet e mia të preferuara është e thjeshtë: “Çfarë të ka sjellë këtu?”

Përgjigjet e tyre zbulojnë një të vërtetë të thjeshtë rreth suksesit dhe njerëzve që arrijnë sukses.

Nëse mendoni se jeni në disavantazh, është tunduese të mendoni se njerëzit jashtëzakonisht të suksesshëm janë të bekuar me disa avantazhe si Inteligjenca, talenti, arsimi, lidhjet. Diçka speciale.

Por kjo nuk rezulton të jetë e vërtetë. Njerëzit shumë të suksesshëm e konsiderojnë veten mesatarë në pothuajse të gjitha gjërat. (Ose edhe nën mesataren.)

“Përparësia” e tyre e vetme është puna e palodhur.

Forca mendore, vendosmëria, fuqia e vullnetit, këmbëngulja. Cilado qoftë fjala që përdorni, aftësia për të kapërcyer pengesat, për të tejkaluar hezitimin dhe shqetësimin, madje edhe thjesht mërzinë, dhe për të vazhduar punën drejt një qëllimi afatgjatë është ajo që i mundëson njerëzve “të zakonshëm” të arrijnë gjëra të jashtëzakonshme.

Më merrni shembull mua. Unë jam padyshim mesatar. Por më pëlqen të stërvitem, dhe meqenëse palestrat janë të mbyllura, ndërtova një bar tërheqës në natyrë. Zakonisht bëj 50 pompa dhe 50 tërheqje si pjesë e një stërvitjeje për shpinën/bicepsin.

Por unë jam mërzitur me stërvitjet në shtëpi e kush nuk është mërzitur tashmë prej tyre dhe ndërsa po mbaroja pompat një ditë vendosa të vazhdoj ushtrimin fizik derisa vajza ime të kthehej nga një shëtitje. Meqenëse nuk e kisha idenë se sa kohë do të qëndronte e larguar, pasiguria shtoi një sfidë të vogël: Të mos dish se kur do të ndalosh, e bën edhe më të vështirë.

Me kalimin e kohës, arrita në 200 pompa. Pastaj 250. Ajo ende nuk ishte kthyer. Ku dreqin ishte ajo?

Pastaj mendova, “Në vend që të ndaloja kur ajo të kthehet… po sikur të bëj 1000 pompa?” Ide e idiote, por që më ngeci në kokë. Dhe kështu bëra.

U desh kohë. Shumë kohë. Mbi tre orë. Edhe pse u ndjeva “i mbaruar” në 100 pompa. Dhe me 250 pompa. Dhe patjetër në 500, dhe më pas në 800 pompa.

Ky është rregulli i 40 për qindëshit, një koncept i popullarizuar nga Dave Goggins përmes librit të Jesse Itzler “Living With a Seal”. Premisa është e thjeshtë: kur mendja juaj ju thotë se jeni të rraskapitur, plotësisht “të mbaruar”, në të vërtetë keni mbaruar vetëm 40 për qind. Ju kanë mbetur ende 60 për qind në rezervuarin tuaj.

Lexo edhe: Si të keni sukses në çdo gjë?!

Me pak fjalë, ju gjithmonë, gjithmonë, keni më shumë forcë në vete sesa mendoni. Kur jeni duke bërë diçka të vështirë dhe mendoni se duhet të ndaloni, keni më shumë për të bërë brenda vetes. Kur përpiqeni të kapërceni një zakon të keq dhe jeni gati të hiqni dorë, keni më shumë brenda vetes. Kur jeni gati të hiqni dorë nga vetja, sepse çdo gjë që po përpiqeni të bëni duket shumë e vështirë, ju keni më shumë brenda vetes.

Pse? Sepse shumica e kufijve tanë janë të vetë-imponuar. Me kalimin e kohës, ne i kemi vendosur këto kufij vetes. Për sa kohë do të qëndrojmë me një sfidë përpara se të heqim dorë dhe të vazhdojmë përpara.

Sa telefonata do të bëjmë, emaile që duhet të dërgojmë, propozime që duhet të krijojmë?

Këto kufizime duken reale vetëm sepse zakoni i ka krijuar ato. Por ato nuk janë të vërteta.

Mendoni për një kohë kur frika ju ka ndihmuar të kaloni atë që mendonit se ishte një pengesë. Mendoni për një kohë kur një nxitje e madhe ju ndihmoi të kaloni atë që mendonit se ishte një pengesë. Atëherë mund të bëni më shumë.

Sepse rezulton se kufiri juaj ishte vetëm 40 për qind e asaj që keni qenë vërtet në gjendje të arrinit.

Herën tjetër që mendoni se keni arritur kufirin tuaj, shtyni më shumë. Sfidoni veten për të parë nëse mund të duroni pak më shumë. Do të zbuloni se mundeni dhe do të kuptoni se kufijtë tuaj janë të vetë-imponuar dhe se mund të arrini shumë më tepër nga sa e kishit menduar dikur.

inc 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0