Pse mijëra njerëz duan të shpërngulen në shtete të tjera? Përgjigjja është në këto ligje - Business Magazine Albania

Pse mijëra njerëz duan të shpërngulen në shtete të tjera? Përgjigjja është në këto ligje

Pse mijëra njerëz duan të shpërngulen në shtete të tjera? Përgjigjja është në këto ligje

Në një epokë ku puna, mirëqenia dhe balanca mes jetës personale dhe asaj profesionale po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme, disa vende kanë zgjedhur të shkojnë shumë më përtej minimumit ligjor për të mbrojtur qytetarët e tyre. Një postim i publikuar nga platforma Wealth ka nxjerrë në pah disa nga ligjet më progresive në botë që realisht e bëjnë jetën e përditshme më të drejtë, më të sigurt dhe më dinjitoze për punonjësit dhe familjet.

Ja disa nga shembujt më domethënës:

Portugalia

Në Portugali, punëdhënësit nuk lejohen të kontaktojnë punonjësit e tyre jashtë orarit zyrtar të punës, përfshirë mesazhe, telefonata apo email. Ky ligj u miratua për të mbrojtur shëndetin mendor dhe jetën private të punëtorëve, veçanërisht në epokën e punës në distancë. Ideja është e qartë: kur dita e punës mbaron, jeta personale fillon, pa presion nga shefi.

Brazili 

Në Brazil, çdo punonjës ka të drejtë për një pagë shtesë në fund të vitit, të njohur si “paga e 13-të”. Kjo është një pagesë e plotë mujore ekstra që zakonisht jepet në dhjetor dhe funksionon si bonus për festat dhe shpenzimet e fundvitit. Ky sistem ndihmon familjet të përballojnë shpenzimet e fundvitit dhe stimulon ekonominë.

Lexo edhe: Bill Gates paralajmëron: AI mund të përdoret si armë bioterroriste, një rrezik më i madh se COVID-19

Holanda

Holanda shfaqet disa herë në listë për shkak të politikave shumë progresive:

  •  E drejta për punë në distancë
  • Punonjësit kanë të drejtë ligjore të kërkojnë punë nga shtëpia dhe punëdhënësit janë të detyruar të japin një arsye reale dhe të argumentuar nëse refuzojnë.
  •  Pagesë për të shkuar në punë me biçikletë
  • Punëtorët përfitojnë një bonus të patatueshëm për çdo kilometër që përshkojnë me biçikletë drejt punës. Ky ligj nxit shëndetin, mbron mjedisin dhe ul kostot e transportit.

Suedia 

Në Suedi, çdo fëmijë u jep prindërve 480 ditë leje të paguar prindërore. Kjo leje ndahet mes nënës dhe babait dhe u jep familjeve kohë reale për të rritur fëmijët pa frikën e humbjes së të ardhurave. Është një nga politikat më bujare familjare në botë.

Gjermania

Nëse një tren në Gjermani vonohet mbi 60 minuta, pasagjeri ka të drejtë të marrë mbrapsht një pjesë të çmimit të biletës. Kjo i detyron kompanitë e transportit të jenë më të përgjegjshme dhe e mbron konsumatorin nga shërbimi i dobët.

Japoni 

Në Japoni, nëse dikush gjen dhe dorëzon portofolin tuaj të humbur, ligji ju detyron t’i jepni një shpërblim. Ky sistem krijon besim social dhe inkurajon ndershmërinë në jetën e përditshme.

Ekuadori 

Ekuadori është një nga vendet e para në botë që i ka dhënë natyrës të drejta kushtetuese. Kjo do të thotë se qytetarët mund të padisin në emër të lumenjve, pyjeve apo ekosistemeve që dëmtohen nga bizneset apo shteti. Një qasje revolucionare ndaj mbrojtjes së mjedisit.

Norvegjia

Në Norvegji, çdo qytetar mund të shohë deklaratat tatimore të çdo personi tjetër, përfshirë shefin e tij. Kjo krijon transparencë të plotë, lufton evazionin fiskal dhe ul pabarazitë në paga. Këto politika nuk janë thjesht detaje ligjore, ato janë mënyra konkrete se si shtetet zgjedhin të mbrojnë dinjitetin e qytetarëve të tyre. Në një botë ku emigrimi shpesh shihet si domosdoshmëri ekonomike, këto ligje tregojnë se politika publike mund ta bëjë jetën më të drejtë, më të sigurt dhe më të balancuar.

Pyetja që ngrihet është: A do të shkojë edhe Shqipëria ndonjëherë në këtë drejtim?

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0