Pse jeni gjithmonë të mbingarkuar? - Business Magazine Albania

Pse jeni gjithmonë të mbingarkuar? Këto janë mënyrat për të ndryshuar

Nëse herë pas here ndihesh i mbingarkuar nga puna dhe ke më shumë përgjegjësi nga sa mund të menaxhosh, atëherë ndoshta je duke rënë në “kurthin e mbiangazhimit”. Por pse e bëjmë këtë? Çfarë na shtyn të themi “po” përtej kapacitetit tonë? Dhe më e rëndësishmja, si mund ta ndryshojmë këtë qasje që na dëmton produktivitetin dhe mirëqenien?

Si fillim, pse mbingarkohemi?

Kur fillojmë një punë të re ose ndodhemi në një ambient me kolegë më me eksperiencë, është e natyrshme të duam të dëshmojmë veten. Kjo na shtyn të pranojmë çdo detyrë që na ofrohet, pa marrë parasysh pasojat. Shumë profesionistë në fillim të karrierës ndihen të detyruar të punojnë më shumë për t’u dukur të aftë dhe të pazëvendësueshëm.

Shoqëria moderne gjithashtu e konsideron “zënien me punë”, si një tregues suksesi. Nëse je gjithmonë i zënë, atëherë duhet të jesh i suksesshëm, apo jo? Por e vërteta është krejt ndryshe, mbiangazhimi jo vetëm që ul cilësinë e punës, por rrit stresin, dëmton shëndetin dhe mund të shkaktojë lodhje kronike.

Lexo gjithashtu: Njerëzit e zgjuar bëjnë shumë punë njëkohësisht. E vërtetë apo Mit?

3 arsyet kryesore pse ndodh mbingarkimi:

  • Nevoja për vlerësim

Shumë profesionistë ndihen të detyruar të marrin më shumë përgjegjësi për të fituar miratimin e menaxherëve apo kolegëve. Nëse vlerësojmë veten vetëm përmes opinionit të të tjerëve, është e lehtë të biem në grackën e punës së tepërt pa e kuptuar.

  • Frika nga refuzimi apo dështimi

Të refuzosh një detyrë mund të duket si një hap prapa në karrierë. Shumë punonjës kanë frikë se po e dëmtojnë imazhin e tyre nëse thonë “jo”.

Lexo gjithashtu: 2 mënyra për të lehtësuar sado pak rëndesën e ditës suaj!

  • Krahasimi me të tjerët

Nëse sheh kolegët që mbajnë një ngarkesë të madhe pune me lehtësi, mund të ndihesh i detyruar të bësh të njëjtën gjë, edhe pa e marrë parasysh që ata mund të kenë përvoja, burime apo mbështetje që ti nuk i ke.

Si ta kuptosh nëse je i mbingarkuar?

Mund të jetë e vështirë ta dallosh mbiangazhimin për sa kohë je i përfshirë në të. Por disa shenja tregojnë qartë se ke marrë më shumë sesa mund të përballosh:

-Thua “po” pa menduar për ngarkesën tënde të punës.

-Nuk vendos përparësi të qarta dhe kalon nga një detyrë në tjetrën pa një plan të mirëfilltë.

-Punon me orë të gjata, shpesh edhe në fundjavë, për të “mbajtur ritmin”.

-Ndonjëherë ndihesh i acaruar kur të kërkojnë ndihmë, por prapë nuk mund të thuash “jo”.

-Ke ndjenjën e fajit kur nuk je duke punuar dhe të duket sikur duhet të jesh gjithmonë produktiv.

-Dyshon vazhdimisht në vendimet e tua dhe ke frikë se një refuzim mund të dëmtojë karrierën tënde.

Lexo gjithashtu: Të thënurit jo: Si njerëzit e suksesshëm mbrojnë kohën dhe fokusin e tyre

Si të dalësh nga cikli i mbingarkesës?

Mund të duket e vështirë të ndryshosh një mentalitet të rrënjosur, por me disa hapa të vegjël mund të fillosh të vendosësh kufij më të shëndetshëm në punë:

Bëj një vlerësim të rregullt të ngarkesës së punës

Një herë në javë, shqyrto të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë që ke marrë. A ka hapësirë për detyra të reja? Apo ke nevojë të rishpërndash prioritetet?

Bëj një kontroll emocional të rregullt

Reflekto mbi pyetje të tilla si: Si po ndihem për punën time? A jam i lodhur apo i motivuar? A jam duke punuar më shumë nga frika e refuzimit apo nga dëshira për t’u rritur profesionalisht?

Mëso të komunikosh më mirë kapacitetin tend. Përdor fraza si:

-“Aktualisht jam i përqendruar në këto projekte, por mund ta shikojmë këtë mundësi më vonë.”

-“Më lejo ta shqyrtoj dhe të të kthej një përgjigje nesër.”

-Vendos një “buffer” për vendimet. Në vend që të pranosh menjëherë çdo detyrë të re, jepi vetes kohë për të menduar. Edhe një vonesë e vogël mund të të ndihmojë të marrësh vendimin më të mirë për ty.

-Fokusohu në “mikro-mjeshtërinë” – Në vend që të përpiqesh të bësh gjithçka, zgjidh një ose dy fusha ku dëshiron të përmirësohesh dhe jepi përparësi zhvillimit të tyre.

Mbingarkesa është një grackë në të cilën bien shumë profesionistë, veçanërisht ata në fillim të karrierës. Por suksesi afatgjatë nuk vjen duke thënë “po” për gjithçka, ai vjen duke bërë gjërat e duhura në mënyrën e duhur.

Kur ndihesh i mbingarkuar, mbaje mend këtë: Duke thënë “jo” ndaj detyrave të tepërta, ti nuk po refuzon suksesin, por po krijon hapësirë për të bërë atë që ka vërtet rëndësi. Në fund të fundit, jo çdo mundësi është e duhura për ty dhe shpesh, duke lënë një mundësi të shkojë, hap rrugën për diçka më të mirë.

Harvard Business Review

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0