Pse jemi në kërkim të surprizave? - Business Magazine Albania

Pse jemi në kërkim të surprizave?

surpriza

Ka disa profesione si aktorët e komedianët që e kanë surprizën ose surprizimin e audiencës si përbërës kryesor.

A keni menduar ndonjëherë për surprizën? A e keni pyetur ndonjëherë veten pse surprizohemi? Si reagon truri ynë ndaj këtij fenomeni?

Si fillim të kuptojmë se çfarë janë surprizat.

Për të kuptuar se pse surprizohemi duhet të kuptojmë fillimisht se çfarë janë skemat.

Në fushën e Psikologjisë studiuesit kanë rënë dakort që skemat janë ‘dije e organizuar’ ose ‘dije e strukturuar’. Pra skemat mund t’i konsiderojmë si ‘teori’ joformale mbi objektet, eventet, apo njerëzit.

Thënë më thjeshtë, skema është një teori e individit se si bota funksionon. Teori se si rrjedhin ngjarjet, teori sesi reagojnë njerëzit. Skemat shërbejnë për interpretimin e të shkuarës, për interpretimin e të tashmes dhe për parashikimin e të ardhmes.

Psh: Kur del nga kuzhina e shtëpisë tuaj, dhe kthen majtas, cila dhomë ndodhet? Kjo është një skemë që ju keni në mendje. Ose, edhe se çfarë ndodh në një ditë feste është pjesë e një skeme, pra një rrjedhje ngjarjesh e pritshme. Për shkak se mjedisi ndryshon vazhdimisht, rrjedhimisht dija nuk është e plotë ndaj dhe skemat në mendjen tonë duhet të ndryshojnë vazhdimisht e të adaptohen me realitetin e ri.

Çfarë ndodh kur përballemi me një surprizë?

Kur surprizohemi truri ynë ‘ngrin’ për 1/25 e sekondës. Mundohet të kuptojë se çfarë po ndodh. Mund ta imagjinojmë sikur ‘shfleton’ të gjitha skemat e mëndjes dhe mundohet të gjejë një skemë që i përshtatet. E gjithë vemendja jonë e plotë tërhiqet nga ajo që po shohim a dëgjojmë, vetëm e vetëm për të dhënë një shpjegim të arsyeshëm.

Mund ta ilustrojmë me një shembull nga jeta e përditshme. Gjithkujt i ka ndodhur që për një moment të harrojë ku i ka lënë çelësat. Për një moment ne ‘ngrijmë’, kontrollojmë me nxitim nëpër xhepa, në çantë, dhe fillojmë e mendojmë se ku i lëmë çelësat zakonisht. Skenarë të ndryshëm na vijnë në mendje; mos i kam lënë në makinë, mos më kanë rënë diku, mos i kam lënë brenda në shtëpi, apo ia dhashë një pjesëtari të familjes?

Të gjitha këto opsione janë një lloj skeme mendore apo skenari se si mund të jenë zhvilluar ngjarjet.

Pse duhet të studiojmë surprizimin?

Shikoni përreth.

Programe televizive, programe radiofonike, media sociale…

Vini re sesi ne sot kërkojmë surpriza të njëpasnjëshme në çdo moment të jetës. Thellë brenda nesh, ne duam të surprizohemi sa herë që hapim rrjetet sociale, madje edhe sa herë që ndjekim lajmet.

Duam që në kanalet tona televizive të shohim grindje, histeri, ngritje zëri… Fundja, sa më shumë varietet e surpriza të ketë një program, aq më shumë shikueshmëri ka.

A jetojmë sot në një kohë kur nuk na habit normaliteti, harmonia, qetësia? Por, na habisin dhe duam të dimë me ngulm për skandalet më të fundit, duam lajme tronditëse, fakte shokuese, që të lënë të habitur. Nuk ka shumë rëndësi nëse fakti surprizues është pozitiv apo negativ, rëndësi ka të jetë shokues, të bëjë “bujë”.  Mjafton të ishte i paparashikueshëm dhe të mos gjendet në skenarët e mendjes tonë.

Shikoni marrëdhëniet mes njerëzve.

Kërkojmë surprizim të vazhdueshëm në marrëdhëniet në çift, në marrëdhëniet e punës, por edhe ato shoqërore. Duam eksperiencën e surprizimit sa herë hapim telefonin e sa herë ndezim televizorin.

Ç’ndodh kur nuk “ushqehemi” me surpriza?

Atëherë menjëherë nis bezdisja, zhgënjimi.

Duke iu kthyer pyetjes së shtruar në fillim: surprizimi si eksperiencë duhet studiuar sepse kështu kuptojmë më shumë vetveten dhe botën që na rrethon.  Na ndihmon të kuptojmë; a jemi vallë duke e ndjekur atë faqe ne rrjetin social për tu informuar apo… vetem se jemi në ndjekje të surprizes, për pak dopaminë…

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0