Pse janë të gjithë kaq të entuziazmuar me serinë e re Galaxy A?

Pse janë të gjithë kaq të entuziazmuar me serinë e re Galaxy A?

Galaxy A

Moti është ideal për shëtitje të gjata dhe eksplorim të maleve, qyteteve përreth dhe shumë pamjeve që ofron vendi ynë, të cilat mund të mos i kemi vizituar deri më tani. Të gjitha ato momente të mrekullueshme që janë përpara nesh dhe aktivitetet që do të përjetojmë do të jenë thjesht një kujtim një ditë. Është në dorën tonë të sigurohemi që kujtimet mos të zhduken kurrë duke i përjetësuar ato me një foto ose video. Për të pasur sukses, na duhet një kamera cilësore dhe një bateri e qëndrueshme, e cila do të mbajë me sukses ritmin tonë. Zgjidhja është seria më e fundit e pajisjeve Samsung Galaxy A.

Kamera mbresëlënëse

Të kesh një pajisje celular që krijon foto cilësore pavarësisht nga koha e ditës është ëndrra e çdo adhuruesi të fotografisë. Kur shtohet një portretizim realist i detajeve të gjalla, pak mund të qëndrojnë indiferentë. Kamera 64 megapixel Galaxy A71 dhe kamera 48 megapixel Galaxy A51 ofrojnë pamje realiste. Gjithashtu, kamera Ultra Wide me fushën e saj të shikimit 123 gradë i është përshtatur fushës tonë të shikimit. Fokusi i qartë kristal arrihet me një kamera makro, duke kapur edhe detajet më të vogla, ndërsa një kamera e thellë lejon theksim shtesë me efektin Live Focus.

Selfie të admirueshme, si dhe video-thirrjet me cilësi të lartë, do të aktivizohen nga kamera 25MP, me live focus, e cila vjen me pajisjen e re Galaxy A41. Profesionalizmi i fotografive është mundësuar gjithashtu në pajisjen Samsung GalaxyA21s, brenda së cilës, ashtu si në Galaxy A41, kamera parësore ka 48MP.

Përvoja optimale vizuale

Si të përmirësoni një festë në një vilë ose një piknik në natyrë? Ndoshta me një film, serial apo një libër. Duke pasur parasysh që seria Samsung Galaxy A vjen me ekrane që variojnë nga 6.7 në 6.1 inç, shikimi i programeve ngrihet në një nivel mahnitës. Ekrani Super AMOLED Infinity-U dhe Infinity-O, në varësi të modelit, përmirësojnë më tej përvojën.

Bateri e përhershme

Seria Samsung Galaxy A është një aleat besnik në krijimin e kujtimeve nëpërmjet kamerës, si dhe në shikimin e përmbajtjeve video. Pse? Pikërisht për shkak të baterisë së qëndrueshme dhe funksionit të ngarkimit të shpejtë. Të gjitha pajisjet vijnë me një funksion të ngarkimit të shpejtë 15W, ndërsa Samsung Galaxy A71 ka edhe 25W. Bateria e madhe prej 4500 mAh dhe 4,000 mAh Samsung Galaxy A71 dhe A51, lejon disponueshmërinë e jashtëzakonshme të pajisjes gjatë ditës. Samsung Galaxy A41 me një bateri 3500 mAh dhe Samsung Galaxy A21s me baterinë 5000 mAh ofron një përvojë të jashtëzakonshme për përdoruesit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
1
1