Pse Google pagoi tek Apple 9 miliardë dollarë? (VIDEO)

Pse Google pagoi tek Apple 9 miliardë dollarë? (VIDEO)


Sipërmarrësi multimilioner Patrick Bet David përmes një video të shkurtër në makinën e tij bëri një analizë të marrëveshjes së Google me Apple. Ai dëshiron që pasi t’i keni dëgjuar këto statistika, filloni të mendoni se si marrëdhënia ndërmjet këtyre dy gjigantëve të teknologjisë lidhet me biznesin apo karrierën tuaj.

Google i pagoi Apple vitin e kaluar një shumë prej 9 miliardë dollarësh, dhe ju mund të pyesni pse e bëri këtë? A bleu më shumë iphone, apo filluan një kompani bashkë? Jo, shumë thjeshtë. Google i pagoi Apple 9 miliardë dollarë vetëm që të jetë e para në listën e kërkimit në Iphon-ët e tyre në Safari. Kjo është arsyeja e vetme.

Dhe Google pritet të paguajë 12 miliardë dollarë për vitin 2019 për motorrin e kërkimit.

Dikush mund të mendojë se kjo është çmenduri. Por jo në të vërtetë. Apple ka 101.9 milionë përdorues të Iphone në Amerikë. Google natyrisht që do të paguajë 9 miliardë dollarë që të zotërojë këtë numër të përdoruesve.

Dhe si aplikohet kjo në biznesin tuaj? Çfarë mund të mësoni ju nga Google dhe Apple?

1. Njihni konsumatorët tuaj

Çfarëdo produkti që shisni, çfarëdo biznesi apo shërbimi që ofroni, duhet ta dini se ku shpenzojnë më shumë kohë konsumatorët tuaj. Duhet të gjeni një mënyrë që të merrni vëmendjen e tyre. Google e ka kuptuar. Për të qenë motori i parë i kërkimit në botë, i duhen përdoruesit e Iphone.

2. Krijoni një audiencë masive dhe një shërbim kualitativ

Çfarë duhet të bëni që të rrisni përdoruesit dhe ndjekësit tuaj, në mënyrë që dikush një ditë t’ju paguajë një shumë të majme, apo të gjeneroni të ardhura të larta sepse keni miliona përdorues në kompaninë tuaj dhe ofroni një përmbajtje tejet kualitative.

https://www.youtube.com/watch?v=zQsvNPGVOIc&t=1s

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0