Pse është e rëndësishme të mendojmë pozitivisht? - Business Magazine Albania

Pse është e rëndësishme të mendojmë pozitivisht?

Pse është e rëndësishme të mendojmë pozitivisht?

Në rastet kur errësira ju pushton mendjen, të menduarit pozitivisht ju vjen në ndihmë për të përballuar situatën. Konvertimi i mendimeve negative në pozitive janë parësore për të arritur të shkelqeni në jetë.

Gjithsecili ka nevojë të ndihet sa më pozitiv brenda vetes, prandaj nuk duhet kurrësesi të humbisni këtë meditim të rregullt. Nëse do të lundroni në mediat sociale për një orë rregullisht pa asnjë qëllim, nuk do të jeni kurrë pozitivë në jetë. Të jesh pozitiv në jetë është thelbësore sepse pozitivizmi e bën jetën tonë më të lehtë, fleksibël dhe sjell shpresë. Ka shumë mënyra të tjera për të gjetur lumturinë në jetë.

Shoqëria jonë na ofron të gjitha motivet e vetë-përqëndrimit, egoizmit, marrjes së gradave më të larta në punës.

Nëse qëllimi juaj kryesor në jetë është të keni sukses, para, rehati, mënyrë jetese të shkëlqyer mjafton që të paktën të motivoheni duke menduar pozitivisht. Ne duhet të jemi stoikë, asnjanës, të qetë për gjithçka. Ne nuk duhet të punojmë shumë për statusin tonë shoqëror, duhet të punojmë shumë për të arritur qëllimet tona dhe të jemi shembull motivimi për të tjerët. Nëse suksesi vjen nga nënprodukti, kjo është diçka e mirë.

Ne duhet të veprojmë dhe të sillemi pozitivisht në çdo situatë. Një person pozitiv gjithmonë merr një vendim të vlefshëm në jetë, që është i mirë për të dhe shoqërinë. Ne duhet të jemi pozitivë për të menaxhuar stresin tonë, t’i ndihmojmë njerëzit, të jemi të lumtur dhe të punojmë për pasionin tonë për të arritur qëllime më të mëdha në jetë.

Të gjithë njerëzit legjendarë dhe të jashtëzakonshëm si A.P.G Abdul Kalam, Nelson Mandela, Einestein, Walt Disney, Abraham Lincoln, OSHO ishin pozitivë pavarësisht vështirësive që hasnin në jetë. Mendja e zbrazët është fajtori për të gjitha veprat e gabuara. Gjithmonë aryetoni fuqishëm për të arritur më shumë pozitivitet. Rrethojeni mendjen tuaj me aktivitete pozitive si libra të mirë, pasione, shikoni video edukative, motivuese dhe frymëzuese, mësoni gjëra të reja, udhëtoni, bëni aktivitete në natyrë dhe kaloni kohën me njerëz pozitivë.

Lexo edhe:Zbulohet restoranti më i mirë në botë për vitin 2024

Sot në epokën e internetit, ne kemi shumë mundësi për të përfituar pozitivisht. Fakti se asgjë nuk është e përjetshme në këtë botë, duhet të na ndikojë të bëjmë gjëra pozitive dhe të mendojmë pozitivisht, të shpërndajmë pozitivitet tek ata që na rrethojnë. Lumturia dhe trishtimi janë të natyrshme në jetën tonë ciklike.

Mos lejoni që momentet e këqija “të mundin” jetën tuaj sepse ju jeni më të fortë se vuajtjet tuaja. Jeta nuk është e përjetshme dhe çdo sekondë është e çmuar. Problemet, humbjet që pësoni në jetën tuaj, do të jenë bashkëudhëtarë në jetë, prandaj mendoni pozitivisht që të mposhtni mendimet negative.

Quora

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0