Pse Dubai po bëhet qendra e startup-eve globale? - Business Magazine Albania

Pse Dubai po bëhet qendra e startup-eve globale?

Ngjarjet e rrjetëzimit dhe konferencat globale përbëjnë një industri të madhe dhe tërheqëse, ku bashkohen një mori sektorësh. Por, çfarë roli luajnë ato për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME) dhe startup-et? Për startup-et që kanë më shumë se një vit në treg, konferencat e mëdha ofrojnë një platformë të shkëlqyer për të pozicionuar markën e tyre përkrah liderëve të industrisë. Këto ngjarje janë ideale për promovimin e biznesit, krijimin e kontakteve me furnitorë të rinj, tërheqjen e klientëve të rinj, ndërtimin e marrëdhënieve të forta biznesi dhe zhvillimin e partneriteteve. Një shembull i tillë është Web Summit, ku kompanitë kryesore teknologjike dhe SME-të mblidhen në Lisbonë, Portugali. Kjo ngjarje i kushton vëmendje të veçantë startupeve, duke ofruar një program që nxjerr në pah sipërmarrjet që po revolucionarizojnë industritë e tyre dhe i prezanton ato me investitorë, kompani dhe media nga e gjithë bota.Ngjarje të tjera janë të fokusuara në një sektor specifik të një industrie. Natyrisht, këto janë zakonisht më të vogla, por mbeten një pikë kulmore në kalendarin e kompanive. Ngjarja GIANT (Inovacion Global dhe Teknologji e Re) , e fokusuar në inovacionin teknologjik në sektorin e shëndetësisë, zhvillohet në Londër dhe synon të përmirësojë shëndetin dhe mirëqenien globale duke mbështetur sipërmarrësit dhe investitorët e teknologjisë shëndetësore.

Ngjarjet më të vogla u ofrojnë startup-eve në fazat e hershme mundësinë për t’u bërë pjesë e një komuniteti me sipërmarrës që ndajnë të njëjtat interesa. Georgia O’Neil, Drejtore Menaxhuese e Desert Dog Marketing, thotë: “Njerëzit në këto ngjarje janë shumë të gatshëm për të ndihmuar dhe për të mbështetur njëri-tjetrin sa herë që është e mundur.”

Çfarë mundësish network-u ofron Dubai?

Dubai ofron një gamë dinamike ngjarjesh rrjetëzimi biznesi në Lindjen e Mesme. Qendra Botërore e Tregtisë është një qendër kryesore për këto ngjarje, me sallat e saj të ekspozitave që presin mbi 3 milionë vizitorë nga 185 vende çdo vit. Ngjarje të mëdha si Gitex, Gulfood dhe Arab Health janë ndër më të rëndësishmet në kalendarin e konferencave.

Lexo edhe: 24 startup-et e inteligjencës artificiale që po thithin miliarda dollarë financim

Dr. Sarper Tanli, themelues dhe CEO i Diginova, shpjegoi për Euronews se ngjarje si Arab Health u japin startup-eve mundësinë për tu lidhur drejtpërdrejt me kompani ndërkombëtare në industrinë e shëndetësisë. “Ngjarje të tilla u mundësojnë startupeve të jenë të pranishëm dhe të bisedojnë me një grup të madh investitorësh ose distributorësh,” tha ai.

Evente për startupet në fazat e hershme

Në Dubai zhvillohen çdo natë ngjarje më të vogla rrjetëzimi biznesi, të cilat janë të përshtatshme për startup-et në fazat e hershme. Formati dhe madhësia e këtyre ngjarjeve mund të jenë mjaft të larmishme. Një shembull tipik është një  event i rregullt network-u, i ngjashëm me takimet e shpejta, ku sipërmarrësit ulen në grupe dyshe, shkëmbejnë kartat e biznesit dhe kanë saktësisht tre minuta për të shkëmbyer para se të kalojnë te tavolina tjetër.

Një tjetër ngjarje, e organizuar nga kompania e rrjetëzimit B2B Tablon, u mundëson herë pas here sipërmarrësve të ndërtojnë lidhje dhe të mësojnë nga përvojat e njëri-tjetrit. Vida Moradi, themeluese dhe CEO e Volonté Business Management, një pjesëmarrëse e rregullt në këto ngjarje, thotë: “Të kesh njohuri në punë është një gjë, por të kesh lidhje, të takosh njerëz dhe të ndërtosh një rrjet rreth vetes është shumë më e rëndësishme, sepse kjo të ndihmon vërtet të zhvillosh biznesin tënd.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0