Pse disa vende të botës e kanë timonin në krahun e djathtë? - Business Magazine Albania

Pse disa vende të botës e kanë timonin në krahun e djathtë?


Në Angli, Australi, Japoni dhe disa vende në Afrikës jugore, automjetet drejtohen me timonin e vendosur në të djathtë: duke qenë se bëhet fjalë për një pakicë jo të vogël (rreth 30% e drejtuesve të makinave në botë), ekziston një një mendim i përbashkët se këto vende e kanë ndryshuar qëllimisht drejtimin për të dalë nga “turma”. Megjithatë në realitet, nuk ishte Anglia ajo qe e ndryshoi anën e shoferit, por 70% tjetër i botës!

Zgjedhja për të drejtuar makinën në të majtë, e gjen origjinën e vet në dy shpjegime, një historik dhe tjetri shkencoro/mekanik: që në Mesjetë, ushtakarët qenë të detyruar të mbanin anën e majtë, në mënyrë që të kishin mundësi të nxirrnin shpatën (e cila mbahet në anën e majtë) me dorën më të fortë, që është e djathta.

Një zakon ushtarak bëhet më pas detyrues pas kërkesave këmbëngulëse të Papa Bonifacit VIII: shekuj më vonë do të jetë revolucionari Robespier ai që do e thyejë këtë rregull, duke revolucionarizuar drejtimin e udhëtimit në shenjë proteste kundër Kishës. Vetë Napoleoni ruajti zakonin e drejtimin të udhëtimit në të djathtë: duke qenë vetë mëngjerash, përfitimet ushtarake ishin shumë të dukshme.

Shpjegimi më teknik ka të bëjë me formën e makinave të para: freni i dorës në fillim u vendos në pjesën e jashtme të anës së djathtë, çka bëri të nevojshme pozicionimin e timonit dhe shoferit në të njëjtën anë. Me përparimin teknologjik, freni i dorës zhvendoset brenda në makinë, në një pozicion qëndror: për të inkurajuar përdorimin e dorës më të fortë (të djathtës) vendi i shoferit lëvizi në të majtë.

Burimi: bota.al 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0