Pse dhe si planifikohet ulja e përdorimit të euros?

Pse dhe si planifikohet ulja e përdorimit të euros?


Vitin e kaluar Banka e Shqipërisë pranoi në raportet e saj se ka një fluks të shtuar të monedhës europiane në tregun vendas. Fakti u bë i dukshëm tek zhvlerësimi i qëndrueshëm i euros ndaj lekut. Në diskutimet e monëdhës së shtuar euro në qarkullim mes institucioneve dhe ekspertëve, janë parashtuar si faktorë, investimet në TAP e Devoll, rritja e turizmit, por shumë ekspertë ngritën dyshimet se fluksi i shtuar i euros erdhi edhe nga aktiviteti i jashtëligjshëm i kultivimit të lëndëve narkotike.

Përtej arsyeve, monedha e shtuar e huaj në qarkullim, zbeh politikat e nxitjes së kreditimit që po aplikohen prej vitesh nga BSH, ndërsa rritet rreziku  për të transmetuar krizat e mundshme nga zona euro. Për këtë arësye BSH që vitin e kaluar, vendosi të nxisë uljen e përdorimit të euros në tregun e brendshëm.

Ndaj me shpalljen e programit të deeuroizimit, Këshilli i Mbikëqyrjes i  Bankës së Shqipërisë mori tre masa konkrete në këtë drejtim: ato lidhen me kufizimin e kredisë në valutë dhe rritjen e kërkesës për kapital në këtë valutë.

Masat e miratuara

1-Kufizimi i kreditë në valutë

Kufizimi i huave në valutë të pambrojtura nga rreziku i kursit të këmbimit. Kjo masë do të zbatohet nëpërmjet vendimit të Këshillit Mbikëqyrës “Për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat dhe degët e bankave të huaja”, neni 15.

Huatë në valutë, të dhëna për huamarrësit e pambrojtur nga rreziku i kursit të këmbimit (pra ku të ardhurat e huamarrësit janë në Lek) nuk duhet të kapërcejnë nivelin 400% të vlerës së kapitalit rregullator të bankës. Çdo vlerë mbi këtë nivel, zbritet nga vlera e kapitalit rregullator.

2-Kërkesa për aktive likuide në valutë

Do të vendoset kërkesa minimale për vlerën e raportit të aktiveve likuide ndaj detyrimeve afatshkurtra, në nivelin 15%, e zbatueshme veçmas për Lekun dhe për valutat kryesore (euro, dollar amerikan), dhe në total në nivelin 20%.

Masa 3-Kërkesa e lartë për kapital

Kërkesa më e lartë për kapital, lidhur me huatë në valutë të pambrojtura nga rreziku i kursit të këmbimit. Huatë në valutë ndaj huamarrësve të pambrojtur nga rreziku i kursit të këmbimit, ponderohen me koeficient më të lartë rreziku (150%) për qëllime të llogaritjes së treguesit të mjaftueshmërisë së kapitalit të bankës.

Banka e Shqipërisë thekson se këto masa u morën bazuar në ecurinë e viteve të fundit, ku konstatohet rritje e depozitave në valutë. Niveli aktual i raportit të depozitave në valutë të sektorit privat, ndaj totalit të depozitave pranë sektorit bankar, prej rreth 53%, është dukshëm më lart se niveli mesatar i këtij raporti për vende me ekonomi të ngjashme si Shqipëria.

Ndërkohë, portofoli i kredive për sektorin privat ka njohur rënie të peshës së kredive në valutë. Megjithëse në rënie, kreditë e pambrojtura ndaj kursit të këmbimit vijojnë të përbëjnë peshë të konsiderueshme të portofolit të kredive për sektorin privat. Borxhi publik ka ardhur në rritje gjatë viteve të fundit, ku kontributin kryesor e ka dhënë rritja e borxhit në valutë, siguruar kryesisht nga subjekte jorezidente.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0