Elon Musk ka qenë më parë në këtë pozitë me Tesla-n, ndaj të vësh bast kundër tij është si të sfidosh Mike Tyson-in në kulmin e formës së tij. Megjithatë, ka plot investitorë që po e bëjnë këtë, edhe pse është e rrezikshme të nënvlerësosh dikë që ka kaluar përmes luftërash të vështira për të tejkaluar pritshmëritë e Wall Street.
Një arsye për të qëndruar në anën e Musk është se njerëzit e Wall Street-it që e njohin mirë thonë se ai së shpejti do të fokusohet më shumë te Tesla dhe më pak te memet me DOGE në Shtëpinë e Bardhë. Një tjetër arsye: ai nuk është aq “i çmendur” sa tingëllon. Mjafton të ndjekësh pak profilin e tij në X (ish-Twitter) për të kuptuar pse në Wall Street e quajnë “Eloni i Çmendur”. Po, është pak jashtë kornizës – por edhe gjeni. Edhe kritikët e Teslës e pranojnë që kompania prodhon automjete elektrike të shkëlqyera.
Ajo që po i sjell dhimbje koke Musk-ut dhe investitorëve të hershëm është jo produkti, por vetë aksioni i Teslës, me të cilin është e lidhur edhe pjesa më e madhe e pasurisë së tij. Së pari, është tepër i shtrenjtë. Raporti mes çmimit dhe fitimit (PE ratio) për aksionet në indeksin S&P është mesatarisht 20-25 herë fitimi vjetor. Tesla, ndërkohë, tregtohet me një raport prej 122 herë. Ky tregues nuk thotë gjithçka për vlerësimin e një kompanie, por është një sinjal për ekzistencën e një “entuziazmi të tepruar”. Kjo do të thotë se gjithmonë ka tregtarë që kërkojnë arsye për të shitur. Nuk ndihmon fakti që, sipas mediave, çdo orë shfaqet ndonjë Tesla që digjet nga ndonjë akt vandal mbi buxhetin federal, për shkak të qasjes së Musk në politikat kombëtare. Ndërkohë, klientët më të majtë e ambientalistë nuk po i blejnë më veturat e tij për të njëjtat arsye për të cilat të tjerë po i djegin: Musk, ish-liberal dhe tani afër MAGA-s, konsiderohet një “tradhtar” nga e majta progresiste.
Lexo edhe: Edhe ChatGTP përjeton stres! Çfarë zbuloi studimi i ri?
Problemi më urgjent për aksionin është: edhe investitorët që e duan Musk-un dhe produktin e tij, e urrejnë faktin që ai, përveç se drejton Teslën, SpaceX, Starlink dhe X, duket sikur po kalon ditë e natë në Shtëpinë e Bardhë si “shoku i ngushtë” i ish-Presidentit Trump. Megjithatë, ka arsye të forta për të mos e dorëzuar lehtë bastin kundër “Elonit të Çmendur”. Rikujotjmë edhe rastin famëkeq të tij në vitin 2018 kur deklaroi se kishte “siguruar financimin” për të blerë Teslën me 420 dollarë për aksion – një çmim i lartë në atë kohë.
Por financimi s’ishte i siguruar
Më pas nisi rrëmuja. Rregullatorët e tregut e akuzuan se nuk kishte një marrëveshje të garantuar, edhe pse referenca ndaj numrit 420 ishte një shaka me marihuanën. Kjo solli probleme serioze ligjore për të. Por përtej kësaj, kishte probleme më të mëdha: investitorët që bënin “short” besonin se Tesla nuk do të mbijetonte për shkak të vështirësive të mëdha në prodhimin e makinave elektrike. Vetë Musk pranoi se Tesla ishte pranë falimentimit. Por ato ditë janë të shkuara, pavarësisht sfidave të tanishme.
Po, aksioni ka rënë 34% këtë vit – më saktë në periudhën kur Musk ka qenë më i angazhuar me “DOGE-izmin” e tij. Por në 12 muajt e fundit është rritur me 45%.Që nga ditët e errëta të 2018-ës, aksioni është rritur me më shumë se 1,000%. Analisti i njohur i Teslës, Dan Ives, një mbështetës i flaktë i aksionit, thotë se Musk do të shkëputet pak nga “shpërqendrimet” dhe do t’i rikthehet me serioz kompanisë së tij të zemrës. Ai beson gjithashtu te e ardhmja e Teslës: fabrika më të automatizuara që do prodhojnë më shpejt, Cybercab që pritet të lançohet vitin tjetër, dhe fabrika e kamionëve elektrikë që është në rrugën e duhur për t’u përfunduar këtë vit.Nëse e ke ndjekur Musk-un për një kohë të gjatë, do e dish sa e vështirë është të vësh bast kundër tij.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.