Pse 2018 duhet të jetë viti juaj i ndryshimit? - Business Magazine Albania

Pse 2018 duhet të jetë viti juaj i ndryshimit?


Viti që po vjen është një mundësi e re për t’i ndryshuar gjërat për mirë.

Ne duhet të ngrihemi, të ndërmarrim veprime dhe të mos lejojmë që kjo mundësi të na humbasë. Është më e rëndësishme se kurrë. Për të gjithë ne.

Pas gjithë sfidave që po lëmë pas dhe vështirësive që kanë udhëhequr vitin 2017, 2018 do të jetë edhe më e rëndësishme. Dhe ndryshimi që kemi nevojë fillon gjithmonë me individin.

Secili prej nesh mund të bëjë një ndryshim. Së bashku bëjmë ndryshimin.

– Barbara Mikulski

Pa marrë parasysh rrethanat, ju duhet ta bëni 2018 Vitin tuaj të Ndryshimit.

Qoftë diçka e thjeshtë si kujdesi për veten, nisja e një projekti që e doni kaq shumë apo përfshirja në një kauzë që besoni, 2018 duhet të jetë viti ku ngriheni dhe veproni – jo të rrini të ulur dhe të flisni për këtë.

Pra, nëse nuk e keni kuptuar deri tani, ka ardhur koha të mësoni se çfarë ka rëndësi për ju. Jo vetëm atë që doni të bëni me jetën tuaj, por të mësoni çfarë ju bën emocional, çfarë ju jep një ndjenjë energjie dhe çfarë gjëje iu lidh me njerëzit dhe ju ndihmon të bëni ndryshime?

Duke vendosur në bazë të këtyre faktorëve nuk do të jetë vetëm e dobishme për botën, por do t’ju bëjë më të lumtur dhe më të përmbushur.

Si të bëni një ndryshim në 2018-ën?

Nëse e keni marrë kohën tuaj për t’u qartësuar dhe se çfarë doni të bëni, tashmë nuk ka mbetur më asgjë për të bërë përveç të vepruarit. Megjithatë, kjo nuk është gjithmonë kaq e lehtë.

Ku të filloni? Si të vendosni? Ku do të shkoni?

Hedhja e këtyra hapave fillestarë për të ndryshuar mund të jetë e komplikuar, por ka një mënyrë mjaft të thjeshtë për të kuptuar se si të filloni. Bëjini vetes këtë pyetje:

Cila është gjëja më e rëndësishme që mund të bëj tani për të arritur më pranë qëllimit tim?

Pyetjet kanë një mënyrë të veçantë për t’i vendosur gjërat në perspektivë për ne. Disa shërbejnë për zbulimin e mendimeve dhe ndjenjave të fshehura, disa për të na dhënë qartësi dhe të tjerët për largimin e mjegullës që ndonjëherë na errëson mendjen, duke na dhënë mundësinë të përqendrohemi në diçka të rëndësishme.

Kjo pyetje na ndihmon të heqim çdo gjë për një çast, në mënyrë që të mund të shohim mjaft qartë veprimin e ardhshëm. Ajo nuk do të zgjidhë të gjitha problemet tuaja, por do t’ju japë gjënë më të rëndësishme që ju duhet të filloni për të bërë këtë ndryshim të madh: përgjigjen se si të filloni.

Shpesh, kjo është pjesa më e vështirë. Ne fillojmë të gjenerojmë energji për kauzën tonë. Kjo energji më pas na motivon për të ndërmarrë veprime të mëtejshme, deri sa të kemi zhvilluar një ritëm drejt objektivit tonë.

Shumë gjëra kanë ndodhur në vitin 2017. Por viti 2018 do të jetë më i mrekullueshëm. Tani ose kurrë duhet të ngriheni dhe të merrni masa për jetën tuaj. Duhet të ngriheni dhe të veproni ose asgjë nuk do të ndryshojë.

Koha është tani.

Pra, ngrihuni, kuptoni se çfarë ka rëndësi për ju dhe atë që dëshironi të bëni me jetën tuaj. Pastaj bëjini vetes atë pyetje që do t’iu çojë drejt ndryshimit në vitin 2018.

Transformimi nuk ndodh vetëm. Duhet një plan dhe një sistem mbështetës.

burimi: Goalcast

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0