Prova të reja për vaksinë nga një partneritet amerikano-gjerman

Prova të reja për vaksinë nga një partneritet amerikano-gjerman

Michael Sikorski po merr pjesë në prova historike. Ai është studenti i 17-të i mjekësisë që injektohet me vaksinën kandidate për parandalimin e COVID-19. “Ndjej një sens përgjegjësie, detyrimi: jam i ri, i shëndetshëm dhe mund të marr pjesë në këto prova për vaksinë,” thotë ai.

Lexo: Protokolli i masave higjieno sanitare Covid-19 në qendra tregtare

Sikorski dhe 360 të tjerë po marrin pjesë në fazën e parë të provave për vaksinë që po zhvillon kompania Pfizer dhe partneri i saj gjerman, BioNTech.

Kompania po teston paralelisht katër vaksina, me një metodë të njohur si mRNA. Vaksina fut në trup një sekuencë të vogël gjenetike të virusit, të cilën organizmi e trajton si proteinë të huaj dhe krijon ndaj saj imunitet.

“Tani trupi është gati, ka krijuar memorje gjenetike. Kur organizmi has në virusin e vërtetë që mund ta infektojë, përgjigjet me shpejtësi dhe e pengon,” thotë hulumtuesi Mikael Dolsten.

Sfida kryesore për Pfizer është të zgjasë jetën e antitrupave në qelizë. Shumë kompani farmaceutike po përpiqen të fitojnë garën për të zhvilluar vaksinën kundër koronavirusit.

Firma amerikane, Moderna, si dhe Institutet Kombëtare të Shëndetit, po përdorin metodën mRNA në prova që filluan muajin e kaluar. Inovio ka filluar provat që mbështeten tek metoda me ADN.

BioNTech/Pfizer filluan provat më 5 maj, ndërsa kompania kineze CanSino Biologics është para të tjerave, pasi ka kaluar në fazën e dytë të provave. Universiteti i Oksfordit në Angli filloi prova muajin e kaluar. Hulumtuesit në Wuhan dhe Pekin po përdorin metodën tradicionale të provave, duke injektuar vullnetarët me viruse joaktive.

Eksperti kryesor amerikan për sëmundjet ngjitëse parashikon se bota do të ketë një vaksinë efektive brenda muajit tetor: “Më pas vjen sfida për ta prodhuar në masë që të arrijmë ta dërgojmë kudo që nevojitet,” thotë Dr. Anthony Fauci.

Ndërkaq, pjesëmarrës si Sikorski janë tani nën mbikqyrje për të garantuar se vaksina nuk ka pasoja anësore: “Në ora 9, çdo natë, bie zilja e celularit dhe më kujton që të mbush ditarin e përditshëm mbi gjendjen shëndetësore. Mas temperaturën me termometrin që më kanë dhënë. U përgjigjem pyetjeve të formularit, për shembull nëse kam dhimbje muskujsh, temperaturë, enjtje kyçesh,” thotë studenti Michael Sikorski.

Lexo: Protokolli i masave higjieno sanitare Covid-19 në klinikat dentare

Nëse çdo gjë shkon mirë, pritet që vaksina të jetë në qarkullim në fund të vitit, një arritje e pashoqe për nga shpejtësia e reagimit për të imunizuar popullatën kundër një sëmundjeje.

VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0