Protestat në Amerikë. Biden: Bota po na sheh. Trump fton protestuesit të kthehen në shtëpi - Business Magazine Albania

Protestat në Amerikë. Biden: Bota po na sheh. Trump fton protestuesit të kthehen në shtëpi

Protestat në Amerikë

Presidenti në detyrë Donald Trump u ka bërë thirrje protestuesve të shkojnë në shtëpi. Deklarata erdhi pas konferencës për shtyp të Joe Biden, i cili i bëri apel Trump të thërrasë tërheqjen e protestuesve.

Autoritetet e sigurisë në Uashington DC nxorrën armët për të trembur e penguar protestuesit të depërtonin në godinën e Kongresit të njohur si Capitol Hill. Turma dhe personat e armatosur që u futën në Capitol Hill, kanë sjellë një bilanc të hidhur me 4 të vdekur dhe 13 të plagosur. Mbi 50 veta janë arrestuar pasi disa protestues u ngjiten në ndërtesë dhe hynë në ambientet e brendshme. Forca shtesë sigurie kundër protestave dhe Garda Kombëtare ndërhynë.

Thirrjet “Duam Trumpin” nga protestuesit, nënkuptojnë kundërshtimin e  rezultatit të zgjedhjeve. Ata hynë në korridoret e Kongresit, ku gjendet Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senatit. Ligjvënësit e pranishëm u evakuuan në një vend të sigurt.

Protestuesit, disa prej tyre të armatosur, përshkuan Kongresin. Shumë prej tyre mbanin shenja ose flamuj me emrin e Trump.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden i bëri thirrje Trumpit përmes mesazhit të tij,  “Kërcënimi i sigurisë së zyrtarëve të zgjedhur nuk është protestë, është kryengritje. Bota po na sheh. Si shumë amerikanë të tjerë, unë jam i tronditur dhe i trishtuar që kombi ynë, për kaq kohë rrezja e dritës dhe shpresës për demokraci, arriti në një moment kaq të errët. President Trump: Merr masa!”.

Menjëherë u shfaq Trump, i cili ftoi protestuesit të shkojnë në shtëpi.

“E kuptoj dhimbjen tuaj, e di që po vuani. Çdokush e di që zgjedhjet u vodhën. Edhe krahu tjetër. Por ju duhet të shkoni në shtëpi tani.”

pic.twitter.com/Pm2PKV0Fp3

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0