Një protestë e zhvilluar nga një restorant në Prishtinë është bërë lajm në të gjithë botën. Mënyra e veçantë e kësaj proteste, tërhoqi vëmendjen edhe të mediave botërore. Rrjeti evropian i lajmeve, EuroNews, ka shkruar për këtë protestë, dukë thënë se pronari kosovar i restorantit, Petrit Kllokoqi po mban protestën e heshtur në emër të të gjitha restoranteve, për shkak të masave antiCOVID që ka marrë Qeveria e Kosovës.

“Petrit Kllokoqi, pronari i restorantit Bagolina në kryeqytetin e Prishtinës ka mbushur karriget e tij me manekina të veshura, ku duken se janë duke ngrënë mëngjes dhe drekë, të kompletuar me menu dhe shishe verë. Kllokoqi, i cili është kryetari i Shoqatës Kosovare të Gastronomisë, thotë se ai po mban protestën e heshtur në emër të të gjitha restoranteve”, thuhet në artikullin e tyre.

Po ashtu, këtij artikulli ia kanë bashkangjitur edhe videon e protestës. Qeveria e Kosovës që nga data 7 prill ka mbyllur gastronominë dhe të gjitha qendrat tregtare për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto