Pronë me qira, pjesë e luftës ndaj informalitetit - Business Magazine Albania

Pronë me qira, pjesë e luftës ndaj informalitetit


Personat që lëshojnë prona me qira ftohen nga tatimet të zbatojnë ligjin. Aktualisht tatimet janë në fazën e aksionit antiinformalitet.

Njoftimi i Drejtorisë së Tatimeve thekson se, “Çdo individ ka të drejtë të shfrytëzojë asetet që zotëron (shtëpi, apartamente, etj) për të përfituar të ardhura në formë të ligjshme. Në zbatim të Ligjit nr.8438 datë 28.12.1998 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, i ndryshuar, nenet 8 dhe 9, këto të ardhura janë të tatueshme me shkallë tatimore 15%”.

Ky nivel përdoret

1- Në rastin kur pronën tuaj ia keni dhënë me qera një Subjekti të regjistruar, ky i fundit është përgjegjës për mbajtjen, deklarimin dhe pagesën e tatimit në burim për llogari të organit tatimor.

2- Kur qeramarrësi (paguesi i të ardhurave) është një person i paregjistruar, si në rastin e turistëve vendas apo të huaj, ju si përfitues i të ardhurave, jeni i detyruar të deklaroni dhe të paguani në organin tatimor, tatimin në burim jo më vonë se data 20 e muajit që pason muajin në të cilin është kryer pagesa.

Për të kryer deklarimin dhe pagesën, fillimisht duhet të regjistroheni. Për këtë mjafton të paraqiteni pranë zyrave të Shërbimit për tatimpaguesit në Drejtorinë Rajonale Tatimore pranë të cilës jetoni, për t’u regjistruar për përgjegjësine tatimore të tatimit në burim (jo në QKB).

Tatimet kujtonë se, deklarimi i tatimit në burim nuk rregullon rastet kur jepni me qera mjedise në pronësinë tuaj, të cilat shërbejnë si njësi të mirëfillta akomodimi për turistë (bed&breakfast). Ju keni detyrimin ligjor të regjistroheni pranë QKB si subjekt që ushtron aktivitet tregtar.

Për deklarimin elektronik dhe informacione të tjera të nevojshme, ju mund:

  1. t’u drejtoheni zyrave të Shërbimit të Tatimpaguesve, në Drejtorinë Rajonale pranë Jush;
  2. të telefononi në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02 pranë Qendrës së Thirrjeve, si dhe
  3. të përdorni shërbimin Live Chat në faqen zyrtare të DPT-së, tatime.gov.al.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0