Projektligji i ri do të "detyrojë" kompanitë e mëdha të bëjnë publike pagat - Business Magazine Albania

Projektligji i ri do të “detyrojë” kompanitë e mëdha të bëjnë publike pagat


Një projektligj i ri për Auditin dhe Pasqyrat Financiare ka shtuar transparencën, duke kërkuar disa shënime shpjeguese shtesë lidhur me numrin e të punësuarve, kategorizimin e të ardhurave dhe pagesat e bëra për auditimin e pasqyrave financiare nga bizneset.

Përtej kërkesave të parashikuara në standardet kontabël të aplikueshëm, në shënimet shpjeguese bizneset duhet të paraqesin me ligjin e ri edhe numrin mesatar të punëmarrësve gjatë periudhës raportuese. Gjithashtu, bizneset e mesme, të mëdha dhe ato me interes publik, shumën e pagave që u jepet për periudhën raportuese anëtarëve të organeve ekzekutive, drejtuese dhe mbikëqyrëse.

Projektligji i ri detyron bizneset të raportojnë numrin mesatar të punëmarrësve gjatë periudhës raportuese, të zbërthyer sipas kategorive, kostot e personelit në lidhje me periudhën raportuese, të zbërthyera sipas pagave, kostove të sigurimeve shoqërore dhe kostove të pensionit.

Bizneset detyrohen të publikojnë emrin dhe selinë e regjistruar për secilën prej njësive ekonomike në të cilat biznesi, vetë ose përmes një personi që vepron në emër të tij, zotëron një interes në pjesëmarrje, duke treguar përqindjen e kapitalit të zotëruar, fitimin ose humbjen për periudhën më të fundit raportuese.

Gjithashtu ligji i detyron njësitë ekonomike të mëdha dhe ato me interes publik, përtej kërkesave të parashikuara në standardet kontabël të aplikueshëm, në shënimet shpjeguese duhet të paraqesin tarifat gjithsej për periudhën raportuese të kërkuara nga secili auditues ligjor apo firmë auditimi në lidhje me auditimin ligjor të pasqyrave financiare vjetore.

Bizneset do të publikojnë edhe tarifat gjithsej të kërkuara nga secili auditues ligjor ose firmë auditimi për shërbimet e tjera të dhënies së sigurisë, për shërbime këshillimore tatimore dhe për shërbime të tjera jo auditimi.

Audituesit gjithashtu pohojnë se projektligji i ri i bën bilancet e bizneseve më të thjeshta më të lexueshme dhe më transparente. Audituesi Berti Pashko tha se, politikat për kontabilitetin dhe hartimin e pasqyrave financiare po synojnë të bëhen sa më të thjeshta dhe të lexueshme për të gjitha grupet e interesit, kjo për vetë faktin e krizave që po kalon sistemi botëror. Njëkohësisht trendi është që këto pasqyra të japin sa më shumë informacione të hollësishme për bizneset, gjë që do të bëjë që të rriten investimet apo financimet në shoqëritë, të cilat kanë parametra pozitive, tha ai.

burimi: insajderi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0