THIRRJE PËR APLIKIM – Zhvillimi i ndërmarrësve të rinj (Edicioni i dytë do të mbahet me 27 prill 2019)
Nëse keni ide biznesi apo biznes ekzistues dhe dëshironi të zhvilloni aftësitë tuaja në fushën e ndërmarrësisë, atëherë apliko deri me datën 15 prill 2019!
Kush mund të aplikojë?
Të drejtë për aplikim kanë të gjithë të rinjtë e moshave 18-30 vjeç, të cilët janë të interesuar të hapin një kompani të tyren ose të avancojnë një kompani ekzistuese, jo më të vjetër se një vit nga data e hapjes së aplikimit.
–
Si të aplikoni?
Për t’u bërë pjesë e projektit “Zhvillimi i ndërmarrësve të rinj” ju mund të plotësoni formën e aplikmit Këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto