Projekti TAP, janë realizuar 20% e punimeve - Business Magazine Albania

Projekti TAP, janë realizuar 20% e punimeve


Kompania ndërtuese e gazsjellësit Trans-Adriatik njoftoi se punimet për projektin në territorin e Shqipërisë po ecin me ritme të shpejta. Sipas saj, deri tani është kryer mbi 87.5 përqind e vëllimit të punimeve në rrugët dhe urat e aksesit, ndërkohë që për vetë projektin në tërësi janë realizuar gati 20 përqind e punimeve.

Rruga e gazsjellësit në territorin shqiptar është rreth 215 kilometër në tokë dhe 37 kilometra të tjera në det. Gjurma e tij nis në Bilisht të Korçës dhe përfundon në bregdetin e Adriatikut, 17 kilometër në Veri-Lindje të Fierit.Punimet për rrugët ndihmëse filluan në Verën e vitit të kaluar dhe pritet të përfundojnë këtë vit, ndërsa ndërtimi i vetë gazsjellësit nisi tre muaj më parë. Sipas kompanisë, aktualisht në projekt janë të punësuar mbi 900 punonjës shqiptarë dhe ky numër pritet të rritet deri në 2 mijë me avancimin e punimeve.

Gazsjellësi Trans-Adriatik është një investim 1.2 miliardë dollarë dhe renditet si një nga projektet më të mëdha në botë që është në fazë ndërtimi. Sipas planit, ndërtimi i gazsjellësit përfundon në vitin 2019, ndërsa dërgesat e para të gazit në tregjet europiane pritet të mbërrijnë në vitin 2020.Një studim i Universitetit të Oksfordit ka dalë në përfundimin se vetëm gjatë fazës së ndërtimit, ekonomia shqiptare do të përfitojë 157 milionë euro shtesë në prodhimin kombëtar nga gazsjellësi, ndërsa arka e shtetit do të marrë mbi 40 milionë euro të ardhura nga taksat.

/ACP

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0