Projekti My-Gateway hap thirrjet për aplikime për 22 startup-e, për të ndjekur Samitin Europian të Startup-eve - Business Magazine Albania

Projekti My-Gateway hap thirrjet për aplikime për 22 startup-e, për të ndjekur Samitin Europian të Startup-eve


Projekti MY-GATEWAY ka hapur thirrjet për aplikime për 22 startup-e nga Europa Qendrore dhe Lindore si dhe nga Ballkani Perëndimor për t’u bërë pjesë e Samitit Europian të Startup-eve që do të zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.

Gjithsej 22 startupe, 12 nga Europa Qendrore dhe Lindore dhe 10 nga Ballkani Perëndimor, do të përzgjidhen për të marrë pjesë në edicionin e sivjetshëm të ‘Eventit Europian të Startup-e ve’. Një komision i përbërë nga organizata që mbështesin startup-et nga vendet e Europës Qendrore dhe Lindore si dhe të Ballkanit Perëndimor do të përzgjedhin 22 startup-e përmes disa kritereve specifike.

Startup-eve të përzgjedhura do t’u jepet mundësia për të takuar njerëz të profilit të lartë si Kryeministra dhe politikëbërës të Komisionit Europian për të diskutuar mbi sipërmarrjen dhe mundësitë e reja që po shfaqen. Shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit për startup-et e përzgjedhura do të rimbursohen nga Komisioni Europian.

Axhendën për Samitin do ta gjeni këtu.

Nëse doni të aplikoni kliko këtu.

Në mënyrë që të merren parasysh për procesin e aplikimit dhe të përzgjidhen përfundimisht për të marrë pjesë në Samitin Europian të Startup-eve, startup-et duhet të ketë një potencial të lartë rritjeje, një prototip apo një plan biznesi të qëndrueshëm dhe një ide unike biznesi.

Çfarë është Samiti Europian i Startup-eve?

Samiti Europian i Startup-eve është një event i Komisionit Europian, i cili synon të bashkojë themeluesit e startup-eve dhe ligjvënësit. Më shumë se 400 vetë do të marrin pjesë në edicionin e këtij viti për të mësuar rreth mundësive të reja të financimit, për të takuar sipërmarrësit dhe të bëhen pjesë e ekosistemit si dhe të përfitojnë nga mundësia që u jepet për të lidhur pse jo dhe një marrëveshje biznesi.

Çfarë është MY-GATEWAY?

MY-GATEWAY është një iniciativë e Startup Europe që ka për qëllim t’iu vijë në ndihmë startup-eve teknologjike dhe SME-ve inovative nga Europa Qendrore dhe Lindore në mënyrë që të ekspozohen në tregun e huaj si dhe të kenë mundësi të përfitojnë financime.

Për më shumë informacion klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0