Projekti "Këshillimi drejt Punësimit dhe Sipërmarrjes"- C4EE, mundësi bashkëpunimi për sektorin privat

Projekti “Këshillimi drejt Punësimit dhe Sipërmarrjes”- C4EE, mundësi bashkëpunimi për sektorin privat


Swisscontact është një fondacion Zviceran i specializuar në Arsimin Profesional, Trajnim dhe bashkëpunimin me Sektorin Privat. Që prej vitit 1994 është prezent në Shqipëri me një sërë projektesh.

“Këshillimi drejt Punësimit dhe Sipërmarrjes” – C4EE është ndër projektet aktive të Swisscontact Shqipëri i cili bazohet mbi qasje dhe koncepte inovative për përfshirjen në tregun e punës të të rinjve (përfshirë edhe ata nga kategoritë në nevojë) dhe orientim drejt punësimit apo vetë-punësimit. Qasja e cila filloi në vitin 2010 dhe vazhdon deri në 2020 synon të përfshijë bashkëpunimin me partnerët shtetërorë, të shoqërisë civile dhe sektorit privat në një qasje më sistematike.

Duke synuar zhvillimin e modeleve të bashkëpunimit me sektorin privat, ne po kërkojmë:

Kompani të Sektorit Privat

Të cilat:

  • Ndodhen në territorin e Shqipërisë;
  • Janë sipërmarrje të mesme ose të mëdha;
  • Kanë nevoja për identifikimin dhe trajnimin e stafit të ri;
  • Janë të interesuar të hapin dyert për programe zhvillimi dhe të ndihmojnë punësimin e të rinjve (përfshirë edhe ata nga kategoritë në nevojë);
  • Janë të hapur për të bashkëpunuar dhe të kontribuojnë drejt ndryshimit pozitiv dhe zhvillimin e biznesit të tyre;
  • Janë efikas në kohë dhe burime gjatë bashkëpunimit;
  • Ofrojnë një anëtar të stafit për këtë ndërhyrje.

Bashkëpunimi synon:

  • Rritjen e kapaciteteve të këtyre kompanive dhe stafit të tyre për të identifikuar dhe këshilluar (trajnuar) punonjësit e rinj bazuar në eksplorimin e profesioneve dhe testimin (në bashkëpunim me Universitetin e Lucernës, Zvicër);
  • Analizën e nevojave dhe mundësive brenda kompanive;
  • Ndihmën për zhvillimin e Cikleve të Këshillimit në Biznes;
  • Promovimin e partnerëve dhe modeleve pozitive në nivele të ndryshme komunikimi;
  • Shkëmbimin mes partnerëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Kompanitë e interesuara të dërgojnë një letër shprehje interesi dhe përshkrim të kompanisë brenda datës 15 Maj, 2018 në adresat:

al.info@swisscontact.org DHE kleidor.rustemi@swisscontact.org

Për më shumë informacion, ju lutemi të referoheni në: http://www.swisscontact.org/en/country/albania/our-office/jobs.html

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0