Projekti i gazsjellësit TAP, Peleshi e Gjiknuri në Vithkuq-Shtyllas

Projekti i gazsjellësit TAP, Peleshi e Gjiknuri në Vithkuq-Shtyllas

~3 minuta lexim


Në fazën e parë të punimeve, zv/kryeministri Niko Peleshi dhe ministri i Energjisë Damian Gjiknuri inspektuan kantierin e segmentit Vithkuq-Shtyllas në Korçë, ku po ndërtohen rrugët lidhëse dhe ndihmëse të gazsjellësit TAP.

Viti i parë i punimeve, siç bëri me dije ministri i Energjisë Gjiknuri, do të ketë pjesën më të madhe të disbursimit të parave për projektin, ndërsa deri tani, sipas drejtuesve në kantier, punimet po ecin sipas ritmeve të planifikuara: “Do të ketë një ndikim të menjëhershëm në ekonominë shqiptare. Janë mbi 1000 persona të punësuar dhe kjo është një impakt i madh për komunitetet këtu”.

Ky projekt, sipas zv/kryeminsitrit Niko Peleshi, edhe pse mund të ndikojë në jetën e përditshme të banorëve, është një nga më të rëndësishmit për ekonominë e vendit, e në këtë pikë ai kërkoi bashkëpunimin e të gjithë aktorëve lokalë për ecjen me ritme të kënaqshme të punimeve: “Është një projekt i vështirë që do të krijojë problemet e veta në funksionimin e jetës së përditshme në komunitet, por përfitimi do të jetë i madh. Kemi marrë angazhimin serioz të kompanisë në mënyrë që komuniteti ta shohë këtë projekt si përfitim”.

Gjatë vitit 2016 projekti për ndërtimin e TAP-it në territorin shqiptar parashikon shtrimin e tubacioneve. Vendi ynë do të përshkohet nga një linjë prej 242 kilometrash tubacion, në hapësirën tokësore dhe detare. Dalja në det e tubacioneve nga Shqipëria do të bëhet në veriperëndim të Fierit, për të prekur bregun e jugut italian.

/Top-Channel/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0