Programi IPARD II/ Thirrja e tretë, fermerët e agrobiznesi nisin aplikimet deri më 25 janar - Business Magazine Albania

Programi IPARD II/ Thirrja e tretë, fermerët e agrobiznesi nisin aplikimet deri më 25 janar

Fermerët dhe agrobiznesi kanë nisur tashmë prej datës 10 dhjetor 2020 dhe do të vijojnë deri më 25 janar 2021, aplikimet në thirrjen e tretë të Programit IPARD II, për të përfituar grante deri në 70% të vlerës së investimit për Masa 1: “Investimet në asete fizike në fermat bujqësore” në sektorët; qumësht; mish; fruta – perime; vresht dhe Masa 3: ”Investime në asete fizike për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkimit” vetëm në sektorin e përpunimit të frutave dhe perimeve. Frida Krifca, drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, tha se, buxheti total për thirrjen e tretë është 29.1 milionë euro. Për masën 1, investimet fillojnë nga 10 mijë euro deri në 5 mijë euro ku IPARD II, mbulon 70% të investimit.

Për masën 3, investimet fillojnë nga 25 mijë euro deri në 2 milionë euro me 50% grand të financuar nga projekti. Krifca shprehet se AZHBR mirëpret projekte konkurruese të cilat nxisin zhvillimin rural, zhvillimin e fermave, teknologjive në përpunim me qëllim që prodhimet shqiptare të shkojnë me standarde në tavolinat e konsumatorëve shqiptarë por edhe për eksport. Ndërkohë IPARD është programi më i madhe financiar në mbështetje të bujqësisë dhe zhvillimit të agroindustrisë në Shqipëri me vlerë totale 94 milionë euro.

LEXO: Fermerët duhet të pajisen me NIPT që të përfitojnë nga nafta pa taksa

Nga 600 aplikime në total në programin IPARD, rreth 175 aplikime kanë qenë për sektorin e agro-përpunimit ku përmes programit IPARD mbulohet 50% dhe pjesa tjetër mbulohet nga vetë biznesi. “Duke përfshirë të gjithë investimet në këtë sektor, për 23 muaj punë janë lidhur rreth 229 kontrata me një vlerë investimi prej 67 milionë euro për investime sipas standardeve evropiane”- shprehet Krifca. Sipas saj, në agro-përpunim janë dhënë 48 milionë euro investime prej të cilave 21.4 janë grante, të cilat monitorohen shumë shpesh në terren për ecurinë. Pavarësisht situatës shkaktuar nga Covid19, investitorët po përgjigjen mjaft mirë dhe brenda vitit pritet një përthithje e lartë e fondeve.

“AZHBR-ja po bashkërendon punën me sektorin bankar në mënyrë që financimi i agro-përpunuesve të vijë sa më shpejt pasi pa këto financime nuk do arrihet të bëhet edhe përthithja e fondeve. Në këtë konteks, një propozim që i është drejtuar edhe ministres Denaj është që bankat të mund të marrin si kolateral edhe kontratën e investitorit me AZHBR, duke i hapur rrugë investimeve të reja në këtë sektor”- tha Krifca.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0