Programi 1-vjeçar i shkencës në Shqipëri -YSAP- përfundon me sukses

Programi 1-vjeçar i shkencës në Shqipëri -YSAP- përfundon me sukses

YSAP

Philip Morris Albania & DDAER mbështetën 3 projekte kërkimore shkencore gjatë vitit 2019-2020.

Programi akselerator i studentëve të shkencës YSAP (Young Scientists Acceleration Program) finalizon projektin 1-vjeçar në ndihmë të studiuesve dhe shkencëtarëve të rinj.  Ky program u realizua nga organizata joqeveritare DDAER, me mbështetjen financiare të kompanisë Philip Morris, që operon në Shqipëri.

Lexoni: Programi YSAP shpall studiuesit fitues në Shqipëri

Ndonëse të gjendur në kushtet e paparashikuara të pandemisë globale të Covid-19, YSAP dhe tre studiuesit e përzgjedhur ja dolën të përmbyllnin me sukses kërkimet e tyre shkencore të realizuara në fushat e mjekësisë, kimisë dhe bujqësisë.

Emi Gliozheni, studiuese në shkencat natyrore dhe mjekësi zhvilloi gjatë këtij viti pranë Universitetit INSUBRIA në Varese të Italisë, punën kërkimore mbi vlerësimin e embrionit në kushte të ndryshuara fiziologjike pas vlerësimit gjenetik në fazën e blastocistit.

Në fushat e bujqësisë dhe inxhinierisë, studiuesi Donald Selmanaj përfundoi projektin që gërsheton këto fusha në një zbatim të vetëm AutoFarm: Bujqësia e Automatizuar, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës.

Ndërsa pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë, studiuesja Silvana Gjyli, zhvilloi punën kërkimore mbi “Testimi i zeoliteve artificiale të përftuara nga mbeturinat industriale si katalizatorë për funksionalizimin e përbërjeve fenolike, që do të përdoren në prodhimin e barnave”.

Të tre studiuesit zotërojnë titullin PhD dhe vijnë me eksperienca disa vjeçare në fushën kërkimore shkencore, u përzgjodhën nga programi YSAP, mes dhjetëra aplikimeve, duke përfituar bursa studimore, qasje në kurse dhe biblioteka online, si dhe konferenca dhe revista shkencore. Gjatë këtij viti intensiv kërkimesh shkencore, ata morën mbështetjen e nevojshme për të zhvilluar dhe zbatuar propozimet e tyre.

Krahas bursave studimore të ofruara për 3 studiues të rinj, në përmbyllje të këtij projekti, u realizua dhe një donacion me pajisje laboratorike në vlerën 15.000 dollarë për laboratorin shkencor të Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë. Laboratori u pasurua me furrë Mufel, sterilizator, përzierës magnetik, pompë vakumi, termometër digjital si dhe materiale përdorimi siç janë letër indikator, sodium hydroxide pellets, acid klorhidrik, etj.

Ky financim i realizuar nga Philip Morris vjen në kuadër të mbështetjes që kjo kompani po bën për zhvillimin e shkencës në vendin tonë si shtysë për ekonominë, por edhe zhvillimin social.  Prej më shumë se një dekade Philip Morris International po investon në shkencë dhe teknologji, për të ofruar një të ardhme pa tym për të gjithë duhanpirësit e rritur.

Programi YSAP (Young Scientists Acceleration Program), i financuar nga kompania Philip Morris është gjithnjë në mbështetje të shkencëtarëve të rinj, por edhe ndihmon në zhvillimin e shkencës në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0