Fondacioni i Zhvillimit Amerikano Shqiptar (AADF) mundëson Programe Prestigjoze të Masterit dhe Internship-eve (MIP) duke i ofruar të rinjëve profesionistë shqiptar, liderëve të së ardhmes dhe menaxherëve një mundësi unike për internship-e profesionale dhe tituj masteri në Mësimdhënie, Lidership dhe Menaxhim, TIK dhe Inovacion, Menaxhim Projektesh, Sipërmarrje, Studime Biznesi dhe Menaxhimi, Turizëm Kulturor dhe Eco-turizëm. Duke zgjeruar misionin e AADF – për të lehtësuar zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe një shoqërie demokratike në Shqipëri – këto Bursa dhe Internship-e janë dizenjuar për të rinjtë dhe profesionistët në mes të karrierës të cilët janë të gatshëm të përballen me sfida për të ardhmen, duke kontribuar në zhvillimin e këtyre fushave.
Për më shumë informacion klikon KËTU.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto