Profesori përdori ChatGPT për materialet e kursit, studentja kërko... - Business Magazine Albania

Profesori përdori ChatGPT për materialet e kursit, studentja kërkoi rimbursim 8,000 dollarë

Në universitetin Northeastern, studentja Ella Stapleton vuri re se materialet për kursin e sjelljes organizative dukeshin të krijuara nga inteligjenca artificiale ChatGPT. Në mes të dokumentit kishte edhe një udhëzim për “zgjatje dhe detajim më të madh”, që duket si komandë drejtuar chatbot-it.

Lexo gjithashtu: Growbiz Startup, nga një ëndërr drejt një biznesi të suksesshëm

Stapleton, e cila ndoqi me kujdes edhe prezantimet e klasës, vuri re elemente të pazakonta si foto me njerëz me krahë shtesë dhe gabime drejtshkrimore, të cilat janë tipike për përmbajtjet e prodhuara nga AI. Kjo e shqetësoi, sidomos pasi në planprogramin e kursit profesori Rick Arrowood ndalonte përdorimin e inteligjencës artificiale nga studentët.

“Ai na thotë neve mos ta përdorim, por vetë e përdor,” tha Stapleton për The New York Times.

Ajo depozitoi një ankesë zyrtare dhe kërkoi rimbursim të tarifës së kursit, që kapte mbi 8,000 dollarë. Por kërkesa iu refuzua pak ditë pasi ajo u diplomua.

Profesori Arrowood pranoi për mediat se përdori ChatGPT për të përmirësuar materialet e kursit, dhe tani i tregon studentëve kur përdor AI-në, duke qenë më i kujdesshëm.

Ky rast është një shembull i përdorimit gjithnjë e më të shpeshtë të inteligjencës artificiale në arsimin e lartë. Një studim i vitit 2024 tregon se rreth 40% e profesorëve në universitete përdorin AI për përgatitjen e materialeve, aktivitetet e klasës dhe testet. Studentët, nga ana tjetër, përdorin AI-në për ndihmë në detyra, shkrime dhe marrje shënimesh.

Në përgjigje, universitetet po nxjerrin politika të reja për përdorimin e AI-së, duke kërkuar transparencë dhe aprovime paraprake. Në të njëjtën kohë, software për zbulimin e përmbajtjeve të krijuara nga AI po përmirësohet, por studentët po gjejnë mënyra për t’i shmangur ato, si duke futur gabime të qëllimshme në dokumente.

Ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i tepruar i AI-së mund të dëmtojë aftësitë kritike të mendimit, duke e bërë të domosdoshëm një përdorim të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm të teknologjisë.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0