Profecia vetëpërmbushëse, kur truri mashtron vetveten - Business Magazine Albania

Profecia vetëpërmbushëse, kur truri mashtron vetveten

Profecia vetëpërmbushëse

A ju ka ndodhur që të zgjoheni në mëngjes pas një endrre të frikshme dhe keni ndjerë që diçka nuk do të shkojë mirë gjatë ditës? A keni kërkuar gjatë të gjithë ditës shpjegim sepse e keni parë atë ëndërr dhe më pas keni thënë: “Ja, e dija, e pashë në ëndërr që kështu do të ndodhte.”

E pra, keni përjetuar një profeci vetëpërmbushëse. Profecia u përmbush vetë, duke e besuar që do të bëhej realitet.

Çfarë është profecia vetëpërmbushëse?

Profecia vetëpërmbushëse është parashikimi që bëhet i vërtetë vetëm sepse dikush beson në vërtetësinë e tij.

Profecia vetëpërmbushëse gjendet që në literaturën e Indisë dhe Greqisë së lashtë. Megjithatë ky term që ne njohim e studiojmë sot u vendos në 1948 nga sociologu Robert K. Merton. Sipas tij profecia vetëpërmbushëse nis si një qëndrim i pavërtetë ndaj një personi, vendi, apo situate. Është po ky qëndrim që e bën individin të besojë e të veprojë në mënyrë të atillë që profecia bëhet e vërtetë. Sociologu Merton mbështeste idenë që besimet dhe idetë e njerëzve- të vërteta apo të pavërteta- ndikonin thelle mënyrën si njerëzit mendojnë dhe ndjejnë, gjë e cila çon edhe ndryshimin në sjelljen e tyre, e si pasojë ‘vërtetimin’ e profecisë.

Profecia vetëpërmbushëse është një pritshmëri, qoftë pozitive apo negative, në lidhje me diçka që ndikon në sjelljen tuaj në një formë të atillë që pritshmëria bëhet realitet.

Le ta ilustrojmë me dy shembuj; një nga jeta e përditshme dhe një nga bota e biznesit.

Mendoni një maturant që së shpejti do të hyjë në provimet e maturës dhe po shpenzon shumë kohë duke u përgatitur. Ditën e provimit në mëngjes e ëma i thotë ki kujdes sepse ti zakonisht panikon përpara provimeve të rëndësishme. Çfarë ndodh? Maturanti shkon në klase, ulet në bankë për të dhënë provimin dhe në mendje i vijnë fjalët e nënës, zemra fillon t’i rrahë fort, dhe e kaplon një gjendje si të fikti. Reultati është që maturanti nuk jep maksimumi në këtë provim. Kështu profecia u përmbush vetë.

Mendoni botën e tregjeve të aksioneve dhe investitorët. Nëse një analist i njohur publikon një shkrim në gazeta prestigjioze të biznesit që Kompanisë AAA do të fillojë t’i bjerë vlera e aksioneve.  Shumë investitorë e besojnë gazetën dhe analistin dhe kështu fillojnë e t’i shesin aksionet tyre në kompaninë AAA në mënyrë që të dalin me fitim. E gjithë buja dhe ‘alarmi’ bën që profecia e analistit të përmbushet, megjithëse mund të mos ketë qenë reale dhe e bazuar në fakte që në fillim, ajo përfundon e bëhet realitet për shkak se investitori beson në të.

Thënë më thjeshtë, profecinë vetëpërmbushëse mund ta mendojmë si një qark. Veprimet tona ndaj të tjerëve ndikojnë idetë që ata kanë për ne, gjë e cila edhe dikton sjelljet e tyre ndaj nesh.

Si përfundim, duke e njohur dhe e kuptuar konceptin e profecisë vetëpërmbushëse, mund ta shikojmë sesi aplikohet gjerësisht si në jetën e përditshme, po ashtu edhe në biznes dhe të jemi më kujdesshëm me mendimet tona.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0