Produktet tipike shqiptare, synohet tregtimi në 600 biznese në diasporë - Business Magazine Albania

Produktet tipike shqiptare, synohet tregtimi në 600 biznese në diasporë


Ju kujtohet fushata e diplomacisë ekonomike? Kryeministri takoi përfaqësues të trupit diplomatik shqiptar në Botë dhe u kërkoi të lobojnë për Shqipërinë.
Së fundi, ministria e Bujqësisë ka në dispozicion një databazë me 600 biznese të menaxhuara nga shqiptarët e diasporës. Përmes këtij rrjeti, ajo synon të rrisë eksportet e produkteve tipike shqiptare.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme organizuan eventin e promovimit të prodhimit shqiptar drejt diasporës.

Ministri Peleshi tha se, bujqësia shqiptare ka bërë hapa përpara, veçanërisht në eksportet. Në total 14 % më tepër janë rritur eksportet. Megjithatë ka sfida që kërkojnë një bashkëpunim forcash ndërministrore. Për këtë arsye, vijoi ai, këtë databazë do ta vëmë në dispozicion të prodhuesve shqiptarë, për ta bërë më të lehtë aksesin e tyre në tregjet europiane.

Lexo: “edua”, marka fituese e produkteve agro-ushqimore shqiptare

Paralel me këtë nismë, sipas tij, po punohet për të rritur cilësinë, marketimin dhe për të forcuar të gjithë elementët që e ndihmojnë një produkt të shitet sa më mirë në treg. “Jemi duke ndërtuar një rrjet të inkubatorëve, pra të punishteve të vogla, në zonat rurale për prodhimin me cilësi dhe me standarde të prodhimeve tipike. Jemi duke miratuar dhe kemi hartuar draftligjet për prodhimet tipike, edhe konform legjislacionit të BE-së”.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati tha se pas evidentimit të 600 restoranteve, do të lobohet që këto restorante të mund të bëjnë pjesë të asortimenteve të tyre prodhime shqiptare.

“Hapi i dytë i këtij projekti do të jetë kanalizimi i të gjitha energjive në mënyrë që nga këto 600 restorante dhe biznese shqiptare, ne të kemi mundësi që një pjesë të prodhimeve shqiptare që mund të eksportohen në tregjet europiane dhe të Amerikës së Veriut të mbërrijë në këtë destinacion”, tha Bushati.

Projekti pritet të finalizohet me një aplikacion që do të quhet “Albanian Flavors”, ku do të prezantohen prodhimet shqiptare.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0