Produktet “Made in Albania” kërkohen nga tregjet ndërkombëtare - Business Magazine Albania

Produktet “Made in Albania” kërkohen nga tregjet ndërkombëtare


Produkte ‘Made in Albania’ në supermarketet e Amerikës? Për shqiptarët do të ishte një ëndërr Amerikane, por për amerikanët duket se është një realitet shqiptar.

Me optimizëm dhe doza inkurajuese David Reside, Shef i Departamentit për Europën dhe Euroazinë i USAID në Washington, i cili ka ardhur për një vizitë në Shqipëri, vlerëson agrobizneset shqiptare me nota maksimale, duke i cilësuar impresionuese dhe mahnitëse.

“Jam i bindur se produktet tuaja cilësore do t’i gjej së shpejti në SHBA. Madje mezi pres t’i shoh,” thotë me bindje përfaqësuesi i lartë i USAID Reside, pas vizitave në disa prej agrobizneseve të suksesshme shqiptare në Goriçan të Beratit e Krutje të Lushnjes. Rrugëtimi nisi me vizita dhe takime me prodhues të produkteve në serra dhe konsoliduesve në fshatrat e Beratit, mbështetur nga projekte të USAID dhe AAC Lushnja e më pas, në Krutje.

Projekti, i cili kap shumën 5 milionë euro shtrihet në 30 hektarë sera të Krutjes, në një nga zonat më pjellore në vend, ku 10 ha janë serrë me teknologji të lartë dhe 20 ha në fushë të hapur.

Nuk ka qenë e lehtë, por jo e pamundur. Falë mbështetjes së USAID dhe Projektit AgroCapital zbatuar nga CBS, kjo sipërmarrje e re është ndihmuar për lehtësimin e financimit përmes një kredie tregtare, duke asistuar në zhvillimin e plan biznesit, certifikimin e produkteve dhe rritjes së teknologjive prodhuese. Suksesi i qartë është bazë e fortë për të kaluar në bashkëpunimin përmes projektit të ri të USAID e CBS, SmartCapital, përmes të cilit ky biznes do të vijojë zgjerimin e prodhimit, shtimin e sistemeve frigoriferike dhe zgjerimin e kompanisë me financim nga grantet e AZHBR dhe IPA.

Prodhimet unike dhe cilësore shqiptare po zgjerojnë jehonën e emrit të mirë të Shqipërisë në botë duke bërë që prodhimet bujqesore shqiptare të kërkohen ne tregjet e huaja dhe të pelqehen vazhdimisht.

Burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0