Produktet alternative: E ARDHMJA PA TYM E PHILIP MORRIS - Business Magazine Albania

Produktet alternative: E ARDHMJA PA TYM E PHILIP MORRIS

Flet Manaxheri i Përgjithshëm i Philip Morris për Shqipërinë, Lorent Gordi

IQOS prezantoi në Shqipëri një produkt të dytë me ngrohje, lil SOLID, i prodhuar nga kompania koreane KT&G dhe i shpërndarë nga Philip Morris International. Ky produkt i dytë, më ekonomik, vjen si pasojë e transformimit të industrisë së duhanit dhe tregut në Shqipëri, duke ofruar më tepër akses drejt alternativave me risk të reduktuar për të rriturit, të cilët përndryshe, do të vazhdonin të pinin cigare.

Industria e duhanit nuk është në asnjë formë ajo që ka qenë më parë. Philip Morris International po e udhëheq këtë transformim me produktet pa tym dhe produktin e ngrohjes se duhanit, IQOS. Njësoj si IQOS, edhe lil SOLID bazohet në parimin se djegia është problemi dhe se nëse duhani nuk digjet, por ngrohet. Kështu, shmanget çlirimi dhe mundësohet reduktimi i rëndësishëm i niveleve të mijëra kimikateve të dëmshme. Është ky parim shkencor ai që po i jep dorë transformimit të shpejtë të Philip Morris International drejt një kompanie 100% pa tym, transformim, i cili po ndodh me hapa të shpejtë edhe në Shqipëri, siç tregon edhe zgjerimi i kategorisë së produkteve me ngrohje. Për Menaxherin e Përgjithshëm të Philip Morris për Shqipërinë, Lorent Gordi, transformimi ka qenë një sfidë e vazhdueshme, për të ndryshuar perceptimin e kompanisë nga një emër i njohur për cigaret, në një kompani e cila mundëson kalimin në alternativa që mund të ndihmojnë arritjen e një të ardhme pa tym.

Artikulli u publikua më parë në faqen 17 të numrit 27 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 27 të saj.

Pse një produkt i dytë me ngrohje dhe pse mes shumë vendeve, Shqipëria është ndër të parat?

Kategoria e produkteve me ngrohje është në fillesat e saj. Shumë kompani të mëdha e të vogla kanë parë potencialin që kanë alternativat pa djegie për të zëvendësuar cigaret dhe njëkohësisht të reduktojnë dëmet për konsumatorët e rritur të cigareve. PMI ka qenë e para kompani që shpalli vizionin e saj për një të ardhme pa tym, që në thelb do të thotë një e ardhme pa cigare. Në linjë me këtë vizion, në bashkëpunim me kompaninë koreane KT&G, PMI sjell një produkt të dytë me ngrohje, i cili është më i përballueshëm nga një masë më e gjerë konsumatorësh të rritur. Kjo është shumë e rëndësishme për vendet në zhvillim ku të ardhurat mujore janë të ulëta. Çdo konsumator i rritur që përndryshe do të vazhdonte të pinte cigare, duhet të ketë mundësinë të zgjedhë produkte me rrezik më të ulët krahasuar me cigaret tradicionale. Zgjedhja është në dorën e gjithsecilit, por ne si kompani duhet të mundohemi çdo ditë të heqim pengesat që kanë konsumatorët, siç në këtë rast është përballueshmëria e çmimit.

Çfarë i shton lil SOLID tregut shqiptar të produkteve me ngrohje?

I njëjtë si IQOS, edhe lil SOLID është një pajisje që e ngroh duhanin pa e djegur. Ajo ka potencialin të reduktojë me 95% nivelet e kimikateve të dëmshme që përmban tymi i cigareve që digjen.

Sa e rëndësishme është kostoja e produkteve me ngrohje, kur vjen fjala për të nxitur në kalimin në alternativa pa tym, siç keni kuptuar nga përvoja juaj në industri?

Kostoja e produkteve me ngrohje duhet parë në disa aspekte dhe nuk duhet lidhur thjesht me çmimin e produktit. Ne të gjithë i dimë kostot që vijnë nga pirja e cigares. Dhe pse kompania jonë çdo ditë, mundohet të ulë koston e produkteve me ngrohje, prapë zgjedhja më e mirë dhe afatgjatë që mund të bëjë çdo konsumator i nikotinës, është ta lërë përgjithmonë. Por nëse ata vendosin të mos e lënë cigaren, duhet të kenë mundësinë të zgjedhin alternativa të përballueshme pa djegie. Duke kaluar në këto alternativa, ata ulin ndjeshëm nivelet e kimikateve të dëmshme ndaj të cilave ekspozohen. Në të njëjtën kohë nuk lëshojnë tym në ambjentet ku ata janë prezentë, duke reduktuar dëmet që mund t’u sjellin të tjerëve përreth.

Cilat janë sfidat më të mëdha që has transformimi i industrisë së duhanit, së paku në Shqipëri?

Çdo transformim, në çdo industri vjen me sfidat e saj. Si fillim, në industrinë tonë modeli i biznesit për të komercializuar produktet e reja, kërkon investime dhe ndryshime thelbësore. Në Prill të 2019 ne hodhëm në treg pajisjen e parë me ngrohje, IQOS. Më duhet ta pranoj që bisedat dhe shpjegimet e para të produktit dhe përfitimeve të tij, qoftë për konsumatorët, qoftë për ligjbërësit dhe ligjzbatuesit, nuk kanë qenë aspak të lehta.

Ka një keqkuptim dhe paragjykim për produktet pa tym që po pengon kalimin e konsumatorëve të rritur të cigareve në këto alternativa. Sfida më e madhe mbetet të kuptuarit dhe më pas të pranuarit të faktit që tymi që lëshon djegia është problemi tek cigaret. Në tym gjendet monoksid karboni, katran dhe plot substanca të tjera të rrezikshme për shëndetin e duhanpirësve. Produktet e reja për ngrohjen e duhanit, nuk lëshojnë tym por aerosol me përmbajtje nikotine, i cili kur krahasohet me tymin e cigareve ka 95% më pak nivele të kimikateve të dëmshme. Pra, sfida mbetet ndërgjegjësimi i konsumatorëve dhe autoriteteve për të pranuar reduktimin e dëmit nga produktet e duhanit. Kjo do të ishte një strategji efektive për shëndetin publik, pa anashkaluar në asnjë moment të gjitha masat e tjera që janë në fuqi, për uljen e përdorimit të produkteve të duhanit.

Pse nuk duhet të çuditemi që një kompani deri dje e njohur për cigaret, sot po punon krah më krah me shkencën?

Mendoj që asgjë nuk duhet të na çudisë më në kohët që po jetojmë dhe transformimet e jashtëzakonshme që po shohim në përditshmërinë tonë. Ne kemi parë llampat inkadeshente të zhduken e madje të ndalohen me ligj për përdorim. Kemi parë asbestin një material gjerësisht i përdorur disa dekada më parë në ndërtim, të ndalohet gjithashtu me ligj. Po shohim globalisht ndryshime të jashtëzakonshme se si konsumatorët komunikojnë me produktet e tyre nëpërmjet internetit. Pajisjet e zgjuara kanë arritur të inkorporojnë brenda tyre kapacitete që 15 vjet më parë nuk mund ti gjeje as në kompjuterin më të fuqishëm, e sa e sa shembuj të tjerë mund të sjellë secili prej nesh…

Me zhvillimin teknologjik të viteve të fundit, me njohuritë e akumuluara nga eksperienca e gjatë në këtë industri, Philip Morris tashmë e ka të mundur të përdorë shkencën në përmirësimin e produkteve të saj, duke ulur ndjeshëm në popullatë impaktin negativ të produkteve të duhanit.

Për të zhvilluar këto produkte, PMI ka investuar mbi 8 miliardë dollarë dhe ka punësuar mbi 930 shkencëtarë të rangut botëror, të fokusuar vetëm për produktet alternative të duhanit, me qëllimin e vetëm për të reduktuar dëmin që vjen nga këto produkte.

Ndaj përgjigjia për pyetjen tuaj është mjaft e thjeshtë:

zhvillimi teknologjik i viteve të fundit, i mbështetur me investimin e duhur në njerëz të kualifikuar dhe kërkime shkencore, e bën sot të mundur që një kompani cigaresh të punojë krah për krah me shkencën për përmirësimin e jetës së duhanpirësve.

Pas lil SOLID, çfarë presim nga PMA në aspektin e produkteve pa tym?

PMI vazhdon me devotshmëri të investojë në qendrën e saj të kërkim-zhvillimit duke kërkuar t’i japë zgjidhje problemit të duhanpirjes dhe jo vetëm. Investimet e PMI flasin qartazi për vizionin e saj dhe nuk do të mungojnë produkte dhe kategori të tjera produktesh që do hidhen në treg nga kjo kompani. Konsumatorët janë të ndryshëm dhe kanë preferenca të ndryshme kur vjen puna tek konsumimi i nikotinës dhe PMI po zhvillon disa platforma të tjera, të cilat do t’u japin zgjidhje tipeve të ndryshme të konsumatorëve të rritur të nikotinës.

Artikulli u publikua më parë në faqen 17 të numrit 27 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 27 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0