
Vishe kemishen e njeriut te lumtur
700.00L
Marrëdhëniet midis njerëzve kanë qenë gjithmonë komplekse, për to është diskutuar dhe do të diskutohet përherë. Ky libër flet për mënyrat me anë të të cilave njerëzit mund të jenë të lumtur, kurse përmes librit janë sjellë tri tregime të ndryshme për tri gra të ndryshme.
Shqipëria… e brezit që po vjen!
Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.
Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.
Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …
Bëhu Anëtar
Business Magazine Prime
9 900 Lekë / vit
Lekë4 999
për anëtarësim në vitin e parë
Kursen 4 901 Lekë — 49% zbritje
Informohu. Frymëzohu. Vepro.
Hapësira jote premium për të kuptuar më mirë botën e biznesit shqiptar dhe global.



