Ti je ajo cfare vesh
L1,000.00 L900.00
E keni pyetur ndonjëherë veten pasi keni parë dikë të veshur si mos më keq, Çfarë mund të mendojë ajo vallë? Përse vallë një vajzë që ka humbur shumë kile vazhdon të vishet përsëri me tuta që i rrinë tepër të mëdha? Përse një mama pesëdhjetëvjeçare duket sikur ka bastisur dollapin e vajzës së saj adoleshente për të gjetur një palë streçe dhe një minifund? Nëse mendoni se këta janë thjesht shembuj të njerëzve që nuk kanë haber nga moda apo janë apatikë ndaj stilit, jeni duke e nënvlerësuar kuptimin që kanë rrobat që zgjidhni të vishni. Veshja është pasqyrim i asaj që mendojmë dhe ndjejmë. Shpesh rrëmujat e gardërobave nuk janë gjë tjetër veçse pasqyrim i konflikteve tona të brendshme, që bulëzojnë në sipërfaqe.
Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme. Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.
Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.
Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.
Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.
Vlerësime & Komente
Ende pa komente.