Përshkrim
Numri #18 i Business Mag vjen me Risi këtë Nëntor
#KohaPërNdryshim
Tashmë janë mbushur pothuaj 4 vite që nga numri i parë i hedhur online i Business Magazine Albania – Revista e parë Online dedikuar Sipërmarrjes në Shqip.
Duke funksionuar si një startup, ne kryejmë ndryshime të vazhdueshme për të përmirësuar përmbajtjen me artikuj mbi sipërmarrjen shqiptare duke promovuar modelet pozitive të realitetit tonë. Njëkohësisht menduam se kishte ardhur koha për të ndryshuar paksa dizajnin dhe paraqitjen e revistës.
Ndaj, që në këtë numër vijmë me një format ndryshe nga ai që kemi pasur por që ofron të njëjtën thjeshtësi në lexim nga të gjitha pajisjet e mundshme.
#PorositVersioninPrint
Këtë ndryshim e realizuam edhe pas kërkesave të shumta nga lexues të ndryshëm për të marrë kopjen e tyre të printuar. Që sot cilido që do të dojë ta ketë në bibliotekën e tij, numrin e #18 të revistës, si edhe ato në vazhdim do të mund ta porosisë atë Online dhe ta marrë në dorë në zyrën apo shtëpinë e tij!
#ÇfarëPërmbanKyNumër
Që nga Shtatori kemi pasur një sezon të jashtëzakonshëm me evente të dedikuara ndaj biznesit, sipërmarrjes startup dhe teknologjisë. Ne si Business Mag jemi gjithmonë aty, për ti ndjekur dhe mbështetur aktivitetet të cilat nxisin ide të reja, dëshirë për ndryshime dhe inovacion.
Besojmë se gërshetimi i tyre me pasqyrimin e modeleve pozitive të suksesit, së bashku me përmbajtje edukuese dhe këshilla të vlefshme nga personazhe që jetojnë me suksesin përbën kollonat bazë të zhvillimit të njerëzimit.
Ne e dimë se zhvillimi ndodh çdo ditë dhe lexuesi ynë, pra #TI, nuk do të jesh thjesht një soditës i mahnitur se si ndodhin gjërat dhe si bota rrotullohet, por #TiMundTaBësh botën të rrotullohet, #TiMundesh ti bësh ngjarjet të ndodhin.
#NeBesojmë
se Sipërmarrja është motorri që vë në lëvizje njerëzit, të cilët bëjnë të mundur ndryshimet, të cilat ndikojnë për të pasur një botë më të mirë për të jetuar!
Po ju si mendoni?